“Është kryeshpifës”/ Lubonja i përgjigjet dhëmb për dhëmbë Ramës

Politikë

Analisti Fatos Lubonja i është përgjigjur dhëmb për dhëmbë kryeministrit, Edi Rama pasi ky i fundit e ka cilësuar si kryeshpifës.

Gjatë një interviste në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, Lubonja u shpreh se Rama e quajti horr Dritan Zaganin, por fjalët e tij dolën të vërteta.

“E bëri horr pastaj doli e vërtetë.  Është i vetmi vend në botë ku kryeministri ka kanalin e vet. Kujt i shërben gazetaria, të qeverisurve apo qeverisësve? Unë them qeverisësve, jo vetëm politikanët, por dhe ato që sponsorizojnë politikanët, oligarkët. Pse ju duhet këtyre kjo media? Sepse ajo është pushtet. Se me atë bëjnë propagandë, bëjnë lavazh truri”, – ka thënë ai.

 

Ai u shpreh se kreu i qeverisë ka një mendje totalitare, dhe nuk është aspak i qetë kur e akuzojnë për skandalet.

“Ky është i shqetësuar, dhe kur bërtet është climax, e kap kriza. Nuk e bën me gjakftohtësi, se po ta bënte tregon që është racional, por unë kam frikë se kemi të bëjmë me një kalim nga krimi në krim. Gjithë këto tentativa që bën ky për të mbyllur gojën e njerëzve, e bën për të mos zbuluar skandalet,” u shpreh Lubonja

“Nëse do pyesësh çdo shqiptar, dihet që problemi në gazetari është mungesa e pavarësisë, kapja nga pushteti i të gjithë mediave kryesore. Është i vetmi vend në botë ku kryeministri ka kanalin e vet. Kujt i shërben gazetaria, të qeverisurve apo qeverisësve? Unë them qeverisësve, jo vetëm politikanët, por dhe ato që sponsorizojnë politikanët, oligarkët. Pse ju duhet këtyre kjo media? Sepse ajo është pushtet. Se me atë bëjnë propagandë, bëjnë lavazh truri. Keni parë ju kronikë të zezë në kohën e Enver Hoxhës? Jo, se paraqiste një realitet që diktatura s’donte ta tregonte. Shpifja ose fake neës, propaganda është shpifja më e madhe, se njerëzit duhet të jetojnë në një gënjeshtër të madhe.

Kryeministri ynë që ka një mendje totalitare, del shpesh se puna e tij është propaganda. Ta bëjë popullin të kujtojë se çdo gjë është mirë. Edhe kur dalin këto skandalet, i tronditet kjo e vërtetë që ka ngritur, ashtu siç tronditet dhe vetë ai. Por nuk më shqetëson Edi Rama, por fakti që ai ka marrë përsipër me mjetet propagandistike, ka marrë përsipër të mbulojë të gjithë këto interesa që përfaqëson, një ekonomi kriminale,” tha ai.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *