Europa League, sot çerekfinalet. Atletico synon kualifikimin që në ndeshjen e parë

Sport

Luhen sot në mbrëmje ndeshjet e para çerekfinale të Europa League. Në “Wanda Metropolitano” do të luhet derbi iberik mes Atletico Madrid dhe Sporting të Lisbonës.

 Atletico Madrid që kaloi në Europa League pasi u rendit i 3 në grupin e tij në, Ligën e Kampioneve i ka fituar 4 ndeshjet e zhvilluara deri tani në këtë eveniment dhe do të kërkojë suksesin e 5.

Në Londër, Arsenali do të presë CSKA e Moskës, një sfidë kjo që vjen mes tensioneve politike mes Britanisë dhe Rusisë. Arsenali, skuadra e vetme angleze e mbetur në Europa League fitoi 4 nga 6 ndeshjet e fazës së grupeve për të eliminuar më pas Ostersunds dhe Milanin duke kaluar në çerekfinale.

CSKA e Moskës, ashtu sikurse edhe Atletico u bë pjesë e këtij kompeticioni pasi u rendit i treti në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Lazio-Salzburg është ndeshja tjetër çerekfinale e Europa League.

Skuadra italiane e Simone Inzaghit do të kërkojë që të ndalë serinë e rezultateve pozitive të skuadrës austriake e cila në 1/8 e finaleve eliminoi Borussian e Dortmundit. Befasia e këtij sezoni në Europa League është Lajpzigu që luan për herë të parë në çerekfinale të një kompeticioni të tillë.

Skuadra gjermane do të ketë si kundërshtar Olimpikun e Marsejës. Lajpzigu nuk njeh humbje prej 6 ndeshjesh, ndërsa skuadra franceze nuk ka kujtime të mira nga ndeshjet në tokën gjermane teksa ka një bilanc me 1 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje.

Të gjitha ndeshjet e sotme ashtu sikurse edhe ato të kthimit që do të luhen javën e ardhshme do të transmetohen në paketën Supersport në Digitalb.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *