Gjurma 3 Maj 2018
Vetëm disa minuta më parë është shpërndarë me shpejtësi lajmi se moderatorja e “Vizion Plus”, Eva Murati është ndarë nga Genari, i dashuri i saj prej 8 vitesh.
Lajmi doli fillimisht nga “Panorama Plus” që nga burime të sigurta pranë çiftit tregonte se marrëdhënia mes Evës dhe Genarit ka marrë fund dhe këtë e mbështeste edhe fakti se kjo e fundit i kishte fshirë postimet me të dashurin e saj nga Instagrami.
Por teksa ne të “Blitz.al” kontaktuam Evën lidhur me lajmin, moderatorja e përgënjeshtroi. Ekskluzivisht për “Blitz.al”, Eva tregon:
“Është fake news! Nuk e kuptoj si kanë dalë në këtë përfundim! Më kanë mërzitur duke u përzier në jetën time private dhe tani që dua ta mbaj personale duhet medoemos të jem ndarë? Shumë pa kuptim!” – përfundon ajo.
Pra, mesa duket gjithçka ka qenë në kuadrin e thashethemet sepse Eva dhe Genari vazhdojnë të jenë të lumtur njësoj si më parë. /Blitz.al/