Ezel rikthehet sërish me serial të ri

Kinema Kulturë Showbiz

Aktori i njohur turk Kenan İmirzalıoğlu, i njohur nga shqiptarët në rolin e filmit Ezel, i kushtuar si histori e mafias dhe hakmarrjes për hir të një dashurie të humbur, rikthehet në ekranin shqiptar.

Ezel tashmë do të mbajë jo më rolin e kapadaisë, por të një njeriu të gjithë pushtetshëm, atë të Sulltanit.

Seriali më i kushtueshëm i të gjitha kohërave, i cili pasqyron jetën dhe triumfin e Sulltan Mehmetit, i pari Sulltan që pushtoi “zemrën e botës”, Kostandinopojën (Stambolli i sotëm), nis transmetimin premierë në TV Klan në muajin Shtator.

Këtë e ka njoftuar vetë ky televizion, i cili është fokusuar në filmat e telenovelat turke.

Sulltani i Perandorisë Osmane Mehmeti II, i njohur si Mehmet “Pushtuesi”, jetoi në vitet 1432-1481. Pas vdekjes së babait të tij Sulltan Muratit, Mehmeti ngjitet në fron në moshën 19-vjeçare në vitin 1451. Ai gjithmonë kishte ëndërruar të pushtonte Kostandinopojën, por ky pushtim kishte dështuar dhjetëra herë më parë nga paraardhësit e tij. Askush më parë nuk kishte mundur ta pushtonte atë.

Sulltan Mehmeti duhet të luftonte jo vetëm kundër Perandorisë Bizantine, por edhe kundër kundërshtarit të tij brenda Perandorisë, Halil Pashait. Mehmeti nuk hoqi dorë nga pushtimi i Kostandinopojës duke e mbajtur të rrethuar atë për 53 ditë në vitin 1453.

Është koha e dobësimit të Perandorisë bizantine dhe fuqizimit të Sulltanatit Osman, ku Seriali nxjerr në pah luftën për pushtet dhe territore, konfiktet dinamike brenda Perandorisë Osmane dhe intrigat brenda një pallati Perandorak.

Sulltan Fatihi, edhe pse i ri në moshë, kishte avantazhet e një inteligjence brilante, një strateg dhe luftëtar shumë i fortë dhe me një vetëbesim tek zgjuarsia dhe triumfi. Pas 2 vjetësh që ai ngjitet në fron arrin të pushtojë Kostandinopojën, qytetin që ishte “i pamundur” për t’u zotëruar. Ai realizon ëndrrën e tij dhe vulos emrin e tij në histori. Pas asaj date, ai njihet ndryshe si Mehmet “Pushtuesi” dhe si themelues i një Perandorie të madhe me kryeqendër Kostandinopojën.

Me një kast të shkëlqyer, pjesë e të cilit janë Çetin Tekindor (nga Seriali i Infiltruari), Gurkan Uygun, Sedef Avci (nga Seriali Ezel), Leyla Tanlar (nga Seriali Fate te Kryqezuara), etj…

Serial i cili përfundoji disa muaj më parë në Kanalin Turk “Kanal D” do te shfaqet ne ekranin e TV KLAN.

Image may contain: 10 people, people standing and indoor

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *