Fanellat e sezonit të ardhshëm, Vllaznia kërkon ndihmën e tifozëve për të zgjedhur

Kryesore Sport

Vllaznia ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe ndërkohë që trajneri Brdariç po mundohet të rrisë lojtarët fizikisht, klubi po punon për dukjen e tyre në fushën e lojës. Ditën e djeshme në foton e rinovimit të Herald Markut, klubi indirekt publikoi edhe fanellën e sezonit të ardhshëm të Vllaznisë. Megjithatë, duket se ai model nuk ka qenë përfundimtar.

Sot Vllaznia ka publikuar disa foto me shembuj të mundshëm të fanellave të sezonit të ardhshëm. Klubi kërkon ndihmën e tifozëve për zgjedhjen e fanellës, teksa në sy bie një uniformë e njëjtë me ato të Barcelonës së sivjetshme, ku ndryshon vetëm stema dhe sponsori.

POSTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË:

“Ndonëse periudha nga përfundimi i sezonit të futbollit deri në fillimin e sezonit të ri 2020-2021 është mjaft e shkurtër, drejtuesit po punojnë në kompletimin me bazë materiale si dhe dizenjimin e fanellave të përfaqësimit.

Stafi menaxhues dëshiron të ndaj me publikun disa nga modelet të cilat janë duke u punuar. Komentet dhe pëlqimet tuaja do të merren në konsideratë për të përzgjedhur modelin më të mirë. Ju falënderojmë për kontributin tuaj.”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *