Fatos Lubonja përlotet teksa lexon kujtimet e burgut në protestën për Teatrin

Kryesore Politikë

Në protestën e sotme për Teatrin Kombëtar, analisti Fatos Lubonja, ka risjellë në kujtesë kohën kur ai ndodhej në burgun e Spaçit. Lubonja lexoi një pjesë të përshkrimeve të asaj kohe të botuara në librin ‘Ridënimi’.

Por në një moment, teksa rrëfente ndarjen me një prej bashkëvuajtësve, i cili ishte dënuar me pushkatim, Lubonja është përlotur. Në këtë moment ai nuk ka mundur dot të vijojë më tej leximin dhe u largua nga mikrofoni për të zënë vend në një prej karrigeve të vendosura nga organizatorët e protestës.

Pas Lubonjës, fjalën e mori Maks Velo i cili tregoi sesi trajtohej Lubonja në burg, ku nuk pranonte të punonte duke thënë se ishte dënuar me heqje lire dhe jo me punë të detyruar.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *