Faza e dytë e Vettingut, ja 144 gjyqtarët dhe prokurorët që do kalojnë në ‘sitë’ (EMRAT)

Kronike Kryesore Lajme

Nga ADRIATIK DOÇI

Me shterimin e listës së parë prioritare me 57 prokurorë dhe gjyqtarë të niveleve të larta, përkatësisht edhe kandidatë për dy organet kryesore të drejtësisë së re, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka marrë nën kontroll një listë të dytë me 144 prokurorë dhe gjyqtarë. 36 prokurorë dhe gjyqtarë janë përcaktuar me anë të shorit më 17 shtator 2018, ndërsa 108 prokurorë dhe gjyqtarë janë përcaktuar me anë të shortit nga KPK nga data 18 janar 2018 deri në datën 16 maj 2018.

Prokurorët dhe gjyqtarët po verifikohen për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale. Në grupin e dytë mungon sërish emrin i gjyqtarit të Apelit, Gjin Gjoni, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe i Kolegjit Zgjedhor, i përfolur për shkak të pasurisë. Gjin Gjoni konsiderohet si njeriu më me fat i drejtësisë sa herë ‘hidhet shorti’ për zgjedhjen e anëtarëve të organeve të ndryshme apo gjykimin dosjes të rëndësishme. Në mënyrë të ‘rastësishme’ Gjin Gjoni u zgjodh edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor, ndonëse ish-anëtari i KLD, Sokol Çomo, hidhi dyshime të forta sa i takon procedurës së zgjedhjes.

Nga ana tjetër, Gjin Gjoni, u ka shpëtuar deri më tani të gjitha shorteve të hedhura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për përcaktimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do t’i nënshtrohen Vetingut. Ndërkaq, shorti i fundit i KPK ka përzgjedhur gjyqtarin e Apelit Tiranë Agim Bendo, gjyqtarin e Apelit Tiranë Alaudin Malaj, gjyqtarin Astrit Haxhialushi, Artur Kalaja, Andi Civici etj. Gjyqtari i Apelit Astrit Haxhialushi është aktualisht edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në javët në vijim gjyqtarët e lartpërmendur do të paraqiten para trupave gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe përfaqësuesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për t’u njohur me rezultatet e hetimit të thelluar ndaj tyre. Në bazë të gjetjeve të konstatuara, Komisioni do të vendosë konfirmimin në detyrë ose shkarkimin e tyre nga detyra.

Prokurorët 
Pjesë e listës së dytë me njerëzit e drejtësisë që po i nënshtrohen Vetingut është edhe Elisabeta Imeraj, e cila është komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës nga kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku. Imeraj ka qenë pjesë e grupit hetimor për dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Pjesë e listës janë gjithashtu edhe prokurorët  Eugen Beci, Arenc Çela, Olsian Çela, Behar Dibra, Njazi Seferi, Klodian Braho, Edvin Kondili, Blerim Tominaj etj. Gjatë hedhjes së shortit është përzgjedhur për t’iu nënshtruar Vetingut edhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila është vënë në shënjestër të sulmeve të opozitës, pasi zëvendësoi në këtë detyrë Besim Hajdarmatajn. Burimi Shqiptarja.com

144 prokurorët dhe gjyqtarët që po i nënshtrohen Vetingut 

Arenc Çela, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Olsian Çela, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Njazi Seferi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Elisabeta Imeraj, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Përparim Kulluri, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Doloreza Musabelliu, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Eugen Beci, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Edvin Kondili, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Blerim Tominaj, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Vladimir Mara, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Manjola Kajana, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Pranvera Hoxha, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Sonila Muhametaj, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Agim Bendo, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

Alaudin Malaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

Andi Civici, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

Artur Kalaja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

Artur Gaxhi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

Asim Vokshi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

Astrit Haxhialushi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

Edlira Petri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

Elbana Lluri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

Elona Toro, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

Aleks Nikolli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër

Astrit Kalaja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër

Hajrie Muçmata, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër

Anita Mici, gjyqtar në Gjykatën e Apelit  Durrës

Arben Vrioni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit  Durrës

Arjan Balliu, gjyqtar në Gjykatën e Apelit  Durrës

Brunilda Orhani (Malo), gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë

Irena Brahimi (Papa), gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër

Hysen Aliko, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë

Iliba Bezati, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë

Enton Dhimitri, Gjykata e Apelit Gjirokastër, kandidat për KED

Fatos Qato, Gjykata e Apelit Tiranë, kandidat për KED

Ahmet Jangulli, Gjykata Administrative Shkodër, kandidat për KED

Sotiraq Lubonja, Gjykata e Apelit Korçë, kandidat për KED

Ilir Mustafaj, kandidat për Gjykatën Kushtetuese

Luan Dervishi, kandidat për Gjykatën Kushtetuese

Rexhep Bekteshi, kandidat për Gjykatën Kushtetuese

Regleta Panajoti, kandidat për Gjykatën Kushtetuese

Valbona Bala (Pajo), kandidat për Gjykatën Kushtetuese

Arta Vorpsi, kandidat për Gjykatën Kushtetuese

Elsa Toska, kandidat për Gjykatën Kushtetuese

Artan Çupi, kryetar i Gjykatës së Rrethit Mat

Dritan Seci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Tropojë

Emona Muçi, kryetare e Gjykatës së Rrethit Pogradec

Enkeledi Hajro, kryetare e Gjykatës së Rrethit Tiranë

Entela Shedula (Sorra), kryetare e Gjykatës së Rrethit Kavajë

Halil Vani, kryetar i Gjykatës së Rrethit Dibër

Isuf Shehu, kryetar i Gjykatës së Rrethit Kukës

Izet Kadana, kryetar i Gjykatës së Rrethit Pukë

Joana Qeleshi, kryetare e Gjykatës së Rrethit Durrës

Ornela Naqellari, kryetare e Gjykatës së Rrethit Lezhë

Pashk Gjaci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Përmet

Roland Jaupaj, kryetar i Gjykatës së Rrethit Fier

Esmeralda Çeka, kryetare e Gjykatës së Rrethit Lushnjë

Skënder Haluci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Vlorë

Sulejman  Kurti, kryetar i Gjykatës së Rrethit Elbasan

Sandër Simoni Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda

Astrit Shema Kryetar i Gjykatës Administrative Vlorë

Eriol Roshi Kryetar i Gjykatës Administrative Tiranë

Mariana Velçani Kryetare e Gjykatës Administrative Durrës

Ramiz Lala Kryetar i Gjykatës Administrative Gjirokastër

Sokol Ibi Kryetar i Gjykatës Administrative Korçë

Valbona Durraj Kryetare e Gjykatës Administrative Shkodër

Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Vlorë

Dritan Banushik, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Gjirokastër

Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Korçë

Fuat Vjerdha, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Shkodër

Hysni Demiraj, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Tiranë

Petrit Çeno, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Durrës

Fehmi Petku, kjykata e Apelit për Krimet e Rënda

Admir Belishta, kryetar i Gjykatës së Rrethit Korçë

Agron Vavla, kryetar i Gjykatës së Rrethit Berat

Albina Lako (Spahaj), kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjirokastër

Alfred Gjoni, kryetar i Gjykatës së Rrethit Kurbin

Alltun Çela, kryetar i Gjykatës së Rrethit Sarandë

Alma Hoxha (Kolgjoka), kryetare e Gjykatës së Rrethit Krujë

Arben Zefi, kryetar i Gjykatës së Rrethit Shkodër

Alketa Nushi, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Kukës

Anton Martini, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Shkodër

Arben Pasho, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër

Ardian Ylli, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Vlorë

Ardjan Nezha, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Elbasan

Artan Madani, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Kavajë

Artan Shtrungza, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Tropojë

Çlirim Shahini, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Lushnjë

Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Durrës

Dhorina Theodhori, drejtuese e Prokurorisë së RrethitKorçë

Edison Ademi, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Sarandë

Elidjana Kasaj, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Pukë

Eloida Goxhaj, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Berat

Fatmir Lushi, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Fier

Hysen Keta, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Përmet

Hysni Vata, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Mat

Petrit Çano, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Krujë

Simon Pashuku, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Lezhë

Sotir Kllapi, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Pogradec

Shkëlzen Canaj, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Dibër

Zeqir Hodaj, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kurbin

Besim Hajdarmataj, drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Esmeralda Cami, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Dibër

Enkelejda Millonai, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Elbasan

Dritan Peka, drejtues, Prokuroria e Apelit Tiranë

Altin Binaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Vlorë

Elvin Gokaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Shkodër

Irma Balli, drejtues, Prokuroria e Apelit Korçë

Alfred Agolli, drejtues, Prokuroria e Apelit Gjirokastër

Ferdinand Elezi, drejtues, Prokuroria e Apelit Durrës

Artan Bajrami, drejtues, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda

Albana Boksi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

Dhimitër Lara, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

Dhurata Haveri, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

Gurali Brahimllari, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

Gjovalin Përnoca, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

Idriz Mulkurti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

Sokol Binaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

Nure Dreni, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

Saida Dollani, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

Adnan Xholi, Prokuroria e Përgjithshme

Adnand Kosova, Prokuroria e Përgjithshme

Alfred Progonati, Prokuroria e Përgjithshme

Alma Muça, Prokuroria e Përgjithshme

Arben Kraja, Prokuroria e Përgjithshme

Arqilea Koça, Prokuroria e Përgjithshme

Artur Selmani, Prokuroria e Përgjithshme

Petrit Fusha, Prokuroria e Përgjithshme

Sokol Stojani, Prokuroria e Përgjithshme

Thoma Jano, Prokuroria e Përgjithshme

Bujar Sheshi, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda

Fiona Papajorgji, këshilltare në Gjykatën Kushtetuese

Adrian Shega, këshilltar në Gjykatën e Lartë

Gentian Jahjolli, këshilltar në Gjykatën e Lartë

Maela Alicanaj, këshilltare në Gjykatën e Lartë

Arnisa Këlliçi, këshilltare në Gjykatën e Lartë

Elona Kana, këshilltare në Gjykatën e Lartë

Miranda Nakaj, ndihmëse ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit

Ana Golloshi, ndihmëse ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit

Artor Ylli, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë Tiranë

Enkel Peza, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *