Festoi me shqiponjë, Mustafi i Arsenalit rrezikon të dënohet

Botë Sport

Pas Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, festimi me shqiponjë mund t’i kushtojë shtrenjt një tjetër futbollisti me origjinë shqiptare.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e kombëtares gjermane Shkodran Mustafi që ishte autor i një goli në fitoren e skuadrës së tij Arsenalit përballë Cardiff. Mustafi goditi saktë me kokë një krosim të Xhakës dhe më pas festë me shqiponjë.

Megjithatë, ky festim mund t’i hap rrugë “një lufte” mes Federatës Angleze dhe mbrojtësit, kjo pasi rregullorja e Shoqatës së Futbollit britanik dënon rëndë gjestet me sfond politik dhe nëse kjo vërtetohet, Mustafi mund të rrëzikoj të gjobitet deri në pezullim nga aktiviteti për disa takime.

Një ndër arsyet që e shtyu të bënte këtë festim, ishte dhe fakti se asisti iu dha nga një lojtar tjetër me origjinë shqiptare, Granit Xhaka. Mediat angleze paralajmerojne nje perballje me Federaten.

 The defender raced towards Granit Xhaka and performed the celebration after scoring against Cardiff

Ne foto: Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *