Fevziu ka dhënë kontributin e tij për mediokritetin dhe tollovinë mediatike

Opinion

Erion Kristo

Unë ndryshe nga ju nuk e urrej Fevziun. Ndryshe nga ju nuk më intereson fare pagesa e tij. As kalimi në një institucion tjetër. Unë e çmoj Fevziun, sepse ka pas një emision shumë të ndjekur. Unë mendoj se ai ka dhënë kontribute në shumë çështje. Vetë, e kam parë gjithmonë emisionin e tij, qoftë dhe për arsye profesionale. Vetë, kam qenë katër herë i ftuar, tre herë për aksidentet dhe një herë për rininë. Gjithashtu kam qenë i dërguar nga universiteti im nja dhjetë herë në emisione me kryeministra. Më kanë ftuar nja tre herë të tjera, por nuk kam shkuar për arsye personale. E kam shijuar atë studio.

Por dua ta orientoj debatin te ajo që më duket më e vlertë në këtë situate, dhe s’ka të bëjë me pagesën. Ajo që më çuditi ishte fakti i reflektimit të Fevziut për emisionin e tij. Ai kishte vënë re në media se ka mediokritet. Nuk dua t’ia mohoj këtë zbulim. Është i vërtetë. Kam vite që e them dhe vetë.

Por, dua t’i bëj me dije Fevziut, pa asnjë lloj mllefi, se dhe ai është kontributor në këtë tollovi.
1. Fevziu fton të njëjtët njerëz të vetëquajtur analistë. Këta diskutojnë çdo çështje, dhe duke qenë se shumica janë si paramilitarë të forcave të ndryshme politike kanë krijuar shumë ilaritet në publik. Publiku shqiptar tani i urren analistët. Të gjithë.
2. Fevziu për çështje të rëndësishme sociale fton në diskutim femra dhe meshkuj pa nivel. Ai vetë ndikon te mediokriteti. Pra, tema të rëndësishme dhe njerëz të parëndësishëm në të njëjtën kohë. Rasti i fundit i bamirësisë. Ndërkohë këtë gjë e kritikon rëndë te të tjerët.
3. Krahas temave shumë të rëndësishme ai bën dhe tema fare të parëndësishme, thjesht për audiencë. A shet seksi?
4. Ndaj e ftoj Fevziun ta thellojë vetëreflektimin edhe për këto çështje, në mënyrë që të mos përsëriten në televizionin e ri.

Njerëzve u kërkoj të respektojnë zgjedhjen dhe personalitetin e tij. Për mua ka vlera. Është kollaj të urresh të tjerët. E vështirë të kuptosh më të mirën. Edhe më e vështirë është të jesh konstruktiv. Ju lutem në komente të ruajme etikën, të gjykojmë, se ndoshta është dhe keqperceptimi im.
Suksese në emisionin e ri. Edhe në sezonin e ri. E kuptova që levizja do bëhet, se dje Ylli Rakipi mbylli emisionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *