Fevziu: Oferta për te Top Channel nuk ishte e Blushit, ja pse po largohem

Kryesore Kulturë Showbiz

Emisioni 360gradë i së martës, që ishte edhe emisioni i fundit i Zhejit për këtë sezon, kishte të ftuar në pjesën e parë gazetarin Blendi Fevziu, i cili sqaroi ndër të tjera edhe vendimin e tij për të ardhmen e emisionit Opinion. Teksa vë në dukje problematikat, gazetari shprehet se ka vendosur të qëndrojë.

“Unë kam qenë mes një tundimi për një projekt shumë interesant që në Top ka nisur të zbatojë Ben Blushi dhe tërheqjes emocionale ndaj një televizioni ku kam qenë prej 20 vjetësh pa pasur kurrë një shqetësim nga ato që shumë prej kolegëve kanë. Unë kam thënë që kjo nuk është një zgjedhje racionale, pati ato zgjidhen kollaj. Ka qenë një zgjidhje emocionale. Kam vendosur të jem në një vend ku ti prapë je i mësuar me gjithë problematikën je i mësuar dhe ke krijuar një lloj stabiliteti”, tha Fevziu.

Pjesë nga intervista

Zheji: Ka pasur ndikim kryeministri le të themi në dyzimin tënd për t’u larguar nga Tv Klan?

Fevziu: Jo fare! As nuk ka rënë biseda. Plus që duhet të jeni të sigurt që Rama nuk influencon dot as një nga vendimet e mia.

Zheji: As në tendosjen e marrëdhënieve me zt.Frangaj?

FevziuJo! Kam dëgjuar interpretime nga më të çuditshme. Së fundmi, dëgjova një interpretim për një rast vdekjeje që u shokova si intepretohen. Kjo është çështje se si ndodhin gjërat. 

Rama nuk është mik me mua. Kam një raport korrekt pune siç mund të keni edhe ju. Një njeri që nuk është mik nuk mund as ta këshillosh dhe as ta dëgjosh. 

Nuk ka pasur negociata me Sandrin.

 Se unë nuk kisha negociata.
Unë i kisha kërkuar Top-it të shkoja. Blushit ia kam kërkuar unë. Ka qenë pastaj një dyzim, por i kam thënë gjithmonë deri në momentin e fundit, sepse kisha një problem moral me Aleksandër Frangajn lidhur me  raportin moral që kam pasur 20 vite me të. Doja që ta mbyllja këtë kapitull të Klanit me një lloj mirëkuptimi për të thënë se unë përmbusha një punë timen 20 vjeçare, tv është shumë mirë. Dua të largohem. 

Ka qenë vetëm bisedë e imja me të. 

Zheji: Pra po qëndron tek Klani për arsye morale jo pasioni?

Blendi Fevziu: Unë isha mirë dhe komod në Klan. Kisha një projekt që dukej më interesant se sa ky në Klan. 

Unë nuk kisha një shkak. Në këtë shkak do thoja unë po iki, mbyll derën. 

 Kjo ishte një çështje që ishtë më tërheqëse se sa kjo. Ajo që po bën Ben Blushi në Top Channel është një fuqizim i influencës politike përmes fuqizimit të lajmeve, emisioneve etj. Kjo mua mu duk shumë intriguese. 

Vërejtja ime në Klan dhe që vlen për të gjithë tv në përgjithësi, është krijimi i një fasade televizive pa u marrë me thelbin. 

Një tv duhet të ketë 70% të kontentit të tij jashtë studiove, pra jetën reale, ne jemi 80% brenda studiove. 

Jam të shtohen akoma më shumë reportazhet, emisionet investigative, personazhet reale. Vetëm në Shqipëri ekziston dhe askund tjetër në glob që ti mund të vish në emision duke paguar lekë që për mua është e pa imagjinueshme.

 Ti ke biznesin tënd dhe paguan dhe vjen si i ftuar.  Një djalë i thjeshtë që mbaron gjimnazin shkëlqyer nga një familje e varfër, nuk ka shanse të dalë në ekran.

Titulli: Fevziu: Blushi ka një projekt interesant në Top Channel, unë…

Fevziu: Blushi ka një projekt interesant në Top Channel, unë…

Gepostet von 360Grade.Al am Dienstag, 12. Juni 2018

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *