‘Fiati i policisë’, makina ikonë e Rrugores së viteve ’80-të në Shqipëri

Dosier

Javën e kaluar Policia Rrugore kishte hedhur në faqen e saj të Facebook-ut, një foto të vjetër të efektivëve të policisë dhe të një makine policie të viteve ’70-të, e tipit “Mercedes Benz”.

Po atë ditë kur kjo foto bëri xhirron e rrjetit, “Mapo.al” publikoi nga arkiva e saj një set me foto të rralla të Policisë Rrugore, të para viteve ’90-të, duke sjellë për lëxuesit e saj edhe disa foto të rralla nga ajo kohë.


Sot për të gjithë lexuesit tanë sjellim një foto të rrallë të makinës së policisë “ikonë” të viteve ’80-të, “FIAT polak”, e cila qëndroi në shërbim deri në fillimin e viteve ’90-të.

Pastaj ashtu si me shumë gjëra të bukura, që ne shqiptarët i zhdukim pa gjurmë, as kjo makinë nuk figuron më në inventarin e Policisë së Shtetit, qoftë edhe një ekzemplar i vetëm sa për muze.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *