Fidel Ylli: Ku shkuan 4 mln euro që u dhanë për piramidën; Vokshi-Velajt: Sa poshtë ke rënë, je dhe artist

Kulturë Politikë

Përveç Komisionit të Ligjeve, projektligji për teatrin po diskutohet edhe në Komisionit e Medias, ku e ftuar është ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Edhe kjo mbledhje është shoqëruar me debate të forta, teksa opozita ka kërkuar tërheqjen e kësaj nisme duke pretenduar se nëpërmjet saj po grabitet prona publike. Në debat ka ndërhyrë edhe deputeti socialistë, Fidel Ylli, i cili ka thënë se opozita e sotme duhet të jap përgjigje për lekët që janë dhënë gjatë qeverisjes së saj për rikonstruksionin e Piramidës dhe ndërtimin në të të teatrit. “Edhe ata që morën 4 milionë euro per teatrin dhe teatër su bë. Ku vajtën 4 milionë euro që i dha, e dini ju, një qeveri evropiane për teatrin te piramida. Ku janë? Ato jepni llogari ju.?” tha Fidel Ylli. Ndërkohë që kryetarja e komisionit A|lbana Vokshi ka replikuar edhe me deputetin tjetër socialistë, Fatmir Velaj, nisur edhe nga fakti që ai vjen nga fusha e artit. “Sa poshtë keni rënë, çfarë niveli, e quan veten edhe artist ti. Po ça artisti je ti more?”, tha Vokshi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *