Fier, digjet magazina me rreth 70 ton kafe, 400 mijë euro dëm

Kryesore

Një magazinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 prilli” në qytetin e Fierit.

Sipas policisë zjarri ra në magazinën e pjekjes dhe ambalazhimit të kafes.

Mësohet se flakët kanë shkrumbuar të gjithë stokun e kafes që ndodhej në magazinë. Sipas pronarit të magazinës dëmi shkon deri nga 400-500 mijë euro. Do te jene ekspertet ato qe do nxjerrin vleren e sakte.

Brenda ambienteve të magazinës ka pasur edhe bombola gazi, por që janë nxjerrë jashtë nga forcat zjarrfikëse.

Paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë një shkëndije elektrike. Magazina ishte e firmes Oskar Geno.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *