Fier, grabitësit përplasen me policinë, një i vdekur, një plagoset

Kronike Kryesore

Një tentativë për grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit te sotëm (23 mars 2018) në Fier ku ka mbetur i vdekur një person nga përplasja me policinë.

Rreth orës 3 të mëngjesit, disa persona kanë tentuar të hyjnë në banesën e shtetasit M.M  duke i thyer drynin e derës. Policia informon për 4 grabitës

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”.

Pas marrjes së njoftimit mbërritën në vendngjarje shërbimet e policisë, të cilët janë përballur me  persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë. Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vdekur një nga autorët, ndërsa tjetri është plagosur.

Sipas njoftimit qe policia percolli sot ne oren 07:20 mesohet se grabitesit dy ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta.

Policia: Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.

Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.

Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar.

Dyshohet të jenë dhe dy autorë, të cilët janë larguar me një mjet ende të paidentifikuar duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë.

Kanë nisur hetimet me pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit pasi vijon puna për kapjen e autorëver të tjerë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *