Fier, gruaja tenton të hidhet nga tarraca e selisë PD

Provinca

Një grua kërcënon se do të hidhet nga kati i pestë i selisë së godinës së PD-së në qytetin e Fierit.

Kjo nuk është hera e parë që 47 vjeçarja Lindita Maloku bën një veprim të tillë.

Policia po përpiqet të negociojë për të zbritur gruan por ajo nuk pranon dhe thërret:Asnjë të mos vijë lart”

Ajo ka hipur në tabelën ku shënohet Partia Demokratike dhe thotë se kërkon të takojë kryebashkiakun Armando Subashi.

Gazetarja e Ora News, Inelda Vallja që ndodhet në vendin e ngjarjes tregon se forcat e policisë dhe ambulanca ndodhen aty.

Kjo nuk është hera e parë. Edhe më 1 qershor gruaja kërcënonte se do të hidhej po nga selia e PD-së.

Lindita Maloku, e divorcuar më shumë se 2 vite më parë nga bashkëshorti dhunues ka humbur jo vetëm fëmijët nga divorci por dhe një strehë ku të fusë kokën.

Ajo kërkon punë dhe shtëpi.

Rastin e zonjës e ka trajtuar në fund të vitit të shkuar edhe emisioni BOOM në Ora News. Një britmë nëne për Krishtlindje, pa punë dhe strehë mbi kokë

PO NDODH/ Fier, gruaja tenton të hidhet nga tarraca e selisë PD

PO NDODH/ Fier, gruaja tenton të hidhet nga tarraca e selisë PDVideo ORA NEWS http://www.oranews.tv/index.php/article/fier-47-vjecarja-e-divorcuar-tenton-te-hidhet-nga-kati-i-4-t-i-godines-se-pd

Gepostet von Ora News am Dienstag, 14. August 2018

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *