Fier, kleriku ortodoks abuzon seksualisht me të mitur, reagon Metropolia

Kryesore Lajme Sociale

Në rrjetet sociale është publikuar një denoncim ku një klerik ortodoks në Fier ka abuzuar me një fëmijë e për këtë thuhej se Mitropoliti i Fierit, Hirësi Nikolla, e ka dëbuar nga kisha.

Ky largim kishte ardhur pas denoncimit që kishte bërë familja e të miturit, ku gjatë një kampi të organizuar nga kisha ortodokse fëmija i tyre është abuzuar seksualisht.

Por pas këtij denoncimi ka reaguar dhe Mitropolitia e Fierit, e cila i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se të gjitha pretendimet janë shpifje. Sipas Hirësi Nikolla, nё Mitropolinё e Fierit nuk ka ardhur asnjё ankesё, qoftё nga kleri, qoftë nga besimtarёt.

Denoncimi i gazetarit

Ka qene pikerisht gazetari Alfons Zeneli qe ka denoncuar kete rast, duke bere te ditur se rasti eshte denoncuar prane Janullatos, por qe nuk eshte marre asnje mase ndeshkimore.

“Iu bej thirrje ortodoksve shqiptare qe t`i abandonojne kishat e Janullatosit. T`i abandonojne djajte e veshur me veladon. Me mire djepi bosh se shejtani brenda. Vetem keshtu mund te shpetohet nderi i ortodoksise shqiptare e cila eshte avangarde namndritur e atdhedashurise, dijes dhe besimit te vertete ne Zot”, shkruan Zeneli.

KLERIK PEDOFIL NË FIER

Mitropoliti i Fierit, Hirësi Nikolla (Arjan Pelivan Hyka) ka dorëzuar klerik një ish katekist të shpunësuar dhe të dëbuar nga Kisha për abuzime seksuale në kampin e fëmijve të KOASh-it, mbas denoncimit që bëri vetë familja e të miturit.
Edhe pse fillimisht katekisti ishte pushuar nga puna, ai po rekrutohej serisht. Nëna e viktimës shkoi tek Kryepeshkopi Anastas, dhe i tregoi shenjat e abuzimit seksual në trupin e fëmijës së saj, Fortlumturia e Tij e pa te arsyeshme qe mos t`ia prishte lumturine priftit te vet pervers dhe e dha bekimin që pedofili të hyjë në radhën e klerit të KOASh-it.

Fortlumturia e tij (dhe e atyre), kryepeshkopi i Durresit, Tiranes dhe i gjiiiiitheeeeee Shiperise, hiresia e tij Anastas pasi shperfill, perdhos, fshi nga mendja e besimtareve shqiptare At Nolin, At Visarion Xhuvanin, At Stath Melanin dhe Papa Kristo Negovanin e plot te tjere te masakruar nga parardhesit e vet te Kishes greke po injekton ne korpusin e ortoksise tone “tarbiatet seksuale” te kishes se tyre. Kisha greke , ne raport me Shqiperine dhe ortodoksine shqiptare, ka qene thjesht nje organizate kriminale dhe terrotiste. Ka shume prifterinj te larte ne hierarkine e Kishes greke qe jane ngjirrur deri ne fund te jetes duke mallkuar publikisht shqipen dhe shqiptaret e duke bekuar pushket dhe thikat e paraushtarakeve qe masakruan popullsine civile ne Korce, Kolonje e Permet.
Tani qe nuk ushtrojne dot dhume fizike kane nisur sulm te nje lloji tjeter si ky rasti qe permendem pak me lart duke i lene besimtaret ne doren e “meshave” te prifterinjeve perverse, homoseksuale e pedofile.

Iu bej thirrje ortodoksve shqiptare qe t`i abandonojne kishat e Janullatosit. T`i abandonojne djajte e veshur me veladon. Me mire djepi bosh se shejtani brenda. Vetem keshtu mund te shpetohet nderi i ortodoksise shqiptare e cila eshte avangarde namndritur e atdhedashurise, dijes dhe besimit te vertete ne Zot.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *