FIFA i gjobiti, shqiptarët nisin të mbledhin fonde për Xhakën e Shaqirin

Botë Kampionati Boteror Kryesore Sport

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u gjobitën me nga 10 mijë franga zvicerane për festimin e golave respektivë ndaj Serbisë me simbolin e shqiponjës. Me 5 mijë franga u ndëshkua edhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, për të njëjtin festim.

Në internet ka lindur një nismë për të mbledhur paratë e gjobës së FIFA-s për të 3 futbollistët, që do të thotë 25 000 franga.

Në llogarinë e hapur në “gofundsme”, vetëm në 60 minutat e para janë grumbulluar më tepër se 1000 franga.

Donatorët janë shumica shqiptarë…

Gjithashtu pagesen e shumes se gjobes kane shprehur gatishmeri deputeti i AAK-se ne Kuvendin e Kosoves dhe ministri i i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Bajram Hasani.

Biznesmeni Gani Dreshaj, i cili u bë deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës pasi humbi garën për kryetar të Komunës së Istogut përballë Haki Rugovës së LDK-së, është shprehur i gatshëm që t’ua paguaj gjobën e vendosur nga FIFA, dy lojtarëve shqiptarë që luajnë për zvicrë, Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës.

Ai thotë që sa herë ta bëjnë shqiponjën e të dënohen, do t’ua paguaj gjobën.

Postimi i plotë:

Dënimi për Xhakën e Shaqirin nga FIFA është i pa peshë.

Më dëshirën më të madhe do të doja që unë të paguaja këtë dënim, por e di se sukseset e tyre në futboll kanë bërë që edhe fuqia e tyre financiare të jetë stabile.

Pra, sa herë që ata bëjnë shqiponjën, unë iu them se marr përgjegjësinë e gjobave nga FIFA .

Jam i bindur se golat dhe sukseset e shqiptarëve me Zvicrën në Botëror nuk kanë ndalur. Presim suksese të mëdha në ndeshjet e radhës.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Bajram Hasani ka vendosur që pagën e tij ta japë për të paguar një pjesë të gjobës së Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, të cilët u dënuan nga FIFA për shkak të gjestit të shqiponjës dykrenare në vazhdën e festimeve të golave të tyre që i dhanë fitoren 2-1 Zvicrës në përballjen me Serbinë.

Përmes një postimi në Facebook, ministri që edhe vet vjen nga Gjilani, vendlindja e Shaqirit, ka thënë se emocionet që ata u dhanë të gjithë shqiptarëve nuk paguhen me parà.

“Nuk paguhen me parà emocionet që na dhanë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, kur festuan me shqiponjë, pas golave të tyre në ndeshjen Zvicër-Serbi. Ata u dënuan vetëm sepse nuk harruan rrënjët e tyre, nuk harruan nga vijnë. Jo se ata nuk i kanë mundësitë financiare për ta paguar një dënim të tillë, por ndjenja e krenarisë që na dhanë me golat e tyre, më bën të ndihem i detyruar që një pagë timen ta ndaj për pagesën e kësaj gjobe. Vazhdoni djema e na bëni krenarë!”, shkruan ministri Hasani në Facebook.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *