FIFA: Top i ri në Botëror për fazën me eliminim direkt

Botë Kampionati Boteror Sport

FIFA ka vendosur që në fazën me eliminim direkt të turneut, deri në gjysmëfinale, per të përdorur një top te ri. Bëhet fjalë për një tjetër model të topit zyrtar “Telstar”, duke ndryshuar dizajnin e tij.

Nuk do të jetë më me nuancat gri që jemi mësuar të shohim këto ditë, por me ngjyrë të dukshme të kuqe, që përfaqëson Rusinë pritëse.

Quhet “Telstar Mechta 18” ka marrë emrin nga fjala e cila në gjuhën ruse do të thotë “ëndërr” ose “ambicie”. Nga fundjava do ta shihim në veprim, deri në ndeshjet gjysmëfinale. Në finale, FIFA ka premtuar një surprizë tjetër, një top të veçantë vetëm për atë sfidë.

Topi ka nje çip qe i merr te dhenat nga nje telefon smart

Vete lojtaret do te kene mundesine te provojne te luajne me kete top te ri qe nga 30 qershori.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *