FIFA trondit Superioren, bllokon merkaton e dy skuadrave

Sport Vendi

Një lajm i beftë ka tronditur Kategorinë Superiore. Organizmi më i lartë i futbollit botëror, FIFA, sipas ORA NEWS ka bllokuar merkaton e dy skuadrave elitare të futbollit tonë.

Bëhet fjalë për Flamurtarin dhe Luftëtarin, të cilët për shkak të problemeve me pagat dhe vështirësive ekonomike nuk do të mundet të lëvizin në këtë dritare merkatoje. Madje për vlonjatët dënimi është më i fortë, me FIFA-n që i kanë bllokuar kuqezinjve 3 sesionet e ardhshme të merkatos, e thënë ndryshe, deri në qershorin e vitit 2021, ku mund të bëj edhe blerje.

Dy skuadrat mbyllin aktualisht tabelën e klasifikimit në Superiore dhe pas vendimit të FIFA-s, gara për të qëndruar në elitë bëhet akoma dhe më i vështirë.

Por pavaresisht kesaj, me daljen e ketij lajmi, klubi i Flamurtarit ben te ditur se vazhdon punën për forcimin e ekipit në merkaton dimërore të Janarit. “Në vazhdim prisni zyrtarizimin e të gjitha afrimeve të bera nga Flamurtari F.C”, thuhet ne nje reagim per median.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *