Finalja e Champions, UEFA zgjedh arbitrin serb

Botë Sport

Gjurma 7 Maj 2018

Është vendosur arbitri i finales së madhe të Champions League mes Realit të Madridit dhe Liverpulit, që do të luhet në 26 maj, në Kiev.

Komiteti i Arbitrave të UEFA-s ka zgjedhur serbin Milorad Mazic si gjyqtarin kryesor të ndeshjes më të rëndësishme të futbollit për klube.

45-vjeçari ka arbitruar 4 ndeshje në Champions këtë sezon, si dhe disa në Europa League. Gjithashtu, ka drejtuar finalen e Kupës së Konfederatave të FIFA-s, vitin e kaluar, mes Kilit dhe Gjermanisë.

Mazic do të ndihmohet nga serbët Milovan Ristic dhe Dalibor Djurdjevic. Arbitër i katërt do të jetë francezi Clement Turpin.

Ndërsa arbitri i finales së Europa League mes Atletikos së Madridit dhe Marsejës do të jetë holandezi Björn Kuipers.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *