Firma prish tubacionin, Vlora mbetet pa ujë pijshëm

Lajme Provinca

Gjurma 10 maj 2018

Qyteti i Vlorës nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm për disa orë të pasdites së sotme. Ndërmarrja e Ujësjellësit të Bashkisë ka dhënë arsyet se saj për mungesën e ujit. Shkaku është se firma që punon në një zonë kryesore të qytetit.

Njoftimi i Ndërmarrjes së Bashkisë

Firma e ndërtimit e cila është duke kryer punimet në bulevardin Vlorë-Skelë, ka shkaktuar gjatë ditës së sotme një defekt të rëndë në rrjetin e ujësjellësit. Një tubo gize 300 mm e cila është pjesë e rrjetit kryesor që furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Vlorës, është dëmtuar nga firma në fjalë. Sipasojë e këtij defekti të shkaktuar, qyteti i Vlorës rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm gjatë orarit të pasdites. Zona e vetme që nuk do të ketë mungesë të ujit të pijshëm nga ky defekt, është ajo nga Bashkia e Vlorës deri te Spitali Rajonal. Specialistët dhe punëtorët e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime po punojnë me të gjitha kapacitete dhe forcat me qëllim që ky defekt i ndodhur në bulevard, pranë Stadiumit “Flamurtari”, të riparohet në një kohë sa më të shpejtë. Deri në përfundimin e riparimit të kësaj avarie, qyteti i Vlorës nuk do të ketë ujë të pijshëm. Në orët në vijim t’ju njoftojmë në lidhje me ecurinë e riparimit të këtij defekti të shkaktuar nga firma ndërtuese që po punon për bulevardin e ri kryesor të qytetit.

Kërkojmë mirëkuptimin e abonentëve tanë! Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *