Fjalimi para kombit/ Mbretëresha Elizabeth II: Ne do të kemi sukses!

Botë Kryesore Rrotull

4 minuta historike, emocionuese edhe prekëse u cilësua fjalimi i Mbretëreshës Elizabetha II para britanikëve në lidhje me situatën e  koronavirusit. Edhe pse heshtja fillestare e Pallatit Mbretëror shkaktoi një valë pakënaqësie mes popullatës, në një kohë kur vendi shënon 4943 viktima, fjalimi i saj mbrëmjen e së dielës preku dhe emocionoi jo vetëm britanikët.

Katër minuta duke parë popullin e saj në sy, për t’i sjellë më afër njëri-tjetrit me mesazhin se “të bashkuar do ja dalim”. Dalje të tilla të Mbretëreshës Elisabeth janë të rralla dhe llogariten të kenë ndodhur në Luftën e Dytë Botërore apo vdekjen e princeshë Dianës, dhe situata e koronavirusit është një ngjarje madhore gjithashtu.

Në vitet në vijim të gjithë do të jemi në gjendje të krenohemi me mënyrën se si i jemi përgjigjur kësaj sfide, duke u ndërgjegjësuar për të ndenjur në shtëpi dhe distancohemi përkohësisht. Së bashku ne po e trajtojmë këtë sëmundje dhe unë dua t’ju siguroj se nëse mbetemi të bashkuar dhe të vendosur, atëherë do ta kapërcejmë atë,” tha mbretëresha.

Mbretëresha 94-vjeçare ka qenë e izoluar për javë të tëra në dhomat e saj vetëm nën shoqërinë e Princit Filip dhe shërbëtores së besuar.

Do ta kalojmë, është një moment këputje e jetës në vendin tonë, që çoi në zi disa persona, vështirësoi financat për shumë të tjerë dhe solli ndryshime të mëdha në jetën e përditshme për të gjithë, por do ja dalim”, tha Mbretëresha Elisabeth II.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *