Flamuri grek mbi kullat e kalasë së Janinës, edhe Ali Pashai do të kthehej përmbys në varr nëse…

Dosier

Nga Artan Lame

Përsihatje flamujsh.

Bajraku i Junanit mbi karakoll te Janin’ kalase. Ose e thene ne shqipe me te llagarte: Flamuri grek mbi kullat e kalase se Janines.

Duket pak kiç ai flamur mbi ato kulla, se gati asgje se lidh Janinen me Greqine. 
Ndoshta me shume aty do shkonte bajraku i Baba Dovletit, qe te pakten e mbajti qytetin per plot 500 vjet, i dha fytyren osmane qe e ka edhe sot dhe ne fund e leshoi me lufte.
Natyrisht qe patriotet e fb-se do sulen te thone se aty do shkonte flamuri me zhgabe, mirepo me thene te drejten, ne shqipot pak ose aspak beme per ta mbajtur ate qytet kendej kufirit ne ato vite qe ndaheshin sinoret e shteteve.

Aliu i Hankos, qe tani u sherben grekerve per te ndjelle turistet, ndoshta kthehet permbys ne varr kur sheh flamujt me kryq te kalter qe valojne perreth kullave te sarajeve te veta, por ate meriton.
Historia ndeshkon jo te padrejtet, por te pazotet. Dhe Aliut, asllanit te Janines, diten e larjes se hesapeve, ja hodhen te gjithe. Ja hodhen turqit, qe ai i kish shfrytezuar gjithmone, ja hodhen greket qe ai i kish nencmuar po aq, madje ja hodhen dhe shqiptaret qe, sic e kane adetin, te lene ne balte kur kercet dyfeku…

Fundi i historise, mbi kala te Janines valon e do valoje bajraku i grekut, Aliu do sherbeje si dordolec trendy per te bere foto erotike me Vasiliqine, turqit pasi humben sulltanet e vertete sajojne sulltane me kravate, ndersa ne… arnautet zulmemedhej, neve s’na ve njeri ne refene.
A.

Fotografia e Artan Lame

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *