Flet biznesmeni i dhunuar: Si më masakroi banda në mes të rrugës

Kronike Lajme

Andrea Zoga është dhunuar mbrëmjen e djeshme nga disa persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së tij, në zonën e Komunës së Parisit, ku katër persona i kanë zënë pritë me një makinë tip ‘Golf’.

Zoga rezulton se ka nën administrim ‘fast food’-in e njohur në kryeqytet me emrin ‘Big Bite’. Ky aktivitet është themeluar që në vitin 2006-të dhe është i shpërndarë në disa pika të Tiranës. Ai është gjithashtu anëtar i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Gjatë komunikimit me gazetarët, Andrea Zoga hodhi dyshime se sulmi lidhet me një konflikt që ka vëllai i tij, por me të cilin nuk ka kontakte prej kohësh.

““Vëllai ka konflikt me persona të tjera. Bëhet fjalë për një konflikt për pronën. Mbi këtë pronë është ndërtuar pallat dhe i vëllai ka detyrim ndaj këtyre personave. Jam kërcënuiar dhe më parë. E kam cuar çështjen në prokurori. Zonja e mbyll këtë çështje pa e rihapur fare pasi nuk gjen prova. Sot pas një muaj pasi është mbyllur çështja, dark një bandë që të dhunon në mes të rrugës. Skam asnjë konflikt tjetër. Kam 20 vite në treg. Jam një nga sponsorat e ambasadës amerikane. Dallova vetëm dy persona me kapele që kishin ulur kokën që po drejtoheshin drejt meje, që mos ti njihja. Më pas 4 persona më sulen. Bëra denoncim në policia dhe tek kryeministri. I falënderoj. Kërkoj që të merren masa për këtë rast. Skam asnjë konflikt. Ka kamera sigurie Unë nuk kam asnjë konflikt personal. Përpara disa kohësh më erdhën në biznesin tim disa persona dhe më kërkuan që të flisnin për këtë çështje. Unë i thashë se nuk kam kontakte me vëllain dhe i kërkova të më linin të qetë. I kam denoncuar në polici dhe prokurori. Herën më parë më kërcënuan me jetën e familjes”, deklaroi Zoga.

I dhunuari tregon se kamerat e sigurisë të një banke të nivelit të dytë kanë filmuar të gjithë ngjarjen dhe kërkoi nga autoritetet që të arrestojnë sa më shpejtë autorët, pasi nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër veçse të largohet nga Shqipëria.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *