Flet Geri Ballo, shqiptarja që garon përballe Salvinit: Me kërcënuan se jam shqiptare

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Gerarta Ballo, është një nga kandidatet që garon për zgjedhjet evropiane në jug të Italisë nën siglën e Partisë Demokratike. Ajo është në listën e Kolegjit Zgjedhor të Italisë së Jugut ku janë përfshirë rajonet si Kalabria, Abruzzo, Molise, Basilicata, Puglia e Campania. Geri Ballo tregon për emisionin “Dritare me Rudinën” në News24 se sfidat dhe momenti i vështirë në të cilin ndodhet Evropa e bënë që të pranojë kandidaturën. Përmes emisionit, Ballo ka ftuar të gjithë shqiptarët që kanë shtetësinë italiane që ta votojnë në zgjedhjet e 26 majit.

“Ne kemi shumë shqiptarë që janë kandidatë në zgjedhjet bashkiake, që zhvillohen më 26 maj. Paralelisht më 26 maj votohet në Itali edhe për Parlamentin Evropian. Përsa i përket zgjedhjeve për Parlamentin Evropian unë jam e vetmja italo-shqiptare që kandidoj dhe në fakt është rasti i parë. Unë kandidoj në jugun e Italisë, ku zona elektorale përbëhet, nga 6 rajone: Abruco, Bazilikata, Kalabria, Kampania, Milize dhe Puglia. Është një zonë vërtet shumë e gjerë që ka 14 milionë banorë, dhe aty është zona ime elektorale. Është zona ku ne kemi komunat arbëreshe. Unë kam punuar me komunat arbëreshe, diasporën e hershme dhe të re, të italo-shqiptarëve që ardhur në vitet ’90 dhe për këtë arsye jam lidhur shumë me jugun e Italisë. Unë fola në planin e rajoneve, por mund të flas në planin e qyteteve. Qytetet në të cilat mund të votohet për mua janë Peskara, Kozenca, Napoli, Bari, Brindisi, Leçe, pra janë qytete ku ka mjaft italo-shqiptarë. Ata që kanë shtetësinë italiane, mund të votojnë drejtpërdrejt, ata që nuk e kanë, mund të bindin miqtë e tyre, mund t’i flasin për mua, eksperiencën tonë, të italo-shqiptarëve. Është një moment i vështirë për Evropën në përgjithësi dhe me sfida të mëdha.

Kjo është një arsye shumë e fortë që mua më shtyu të pranoj kandidaturën. Jemi përballë disa forcave politike që janë sipas meje shumë të rrezikshme që propozojnë kthimin drejt nacionalizmit, mbyllje të shteteve të Bashkimit Evropian dhe ngritjen e mureve. Këto janë forca shumë të forta, që me populizmin e tyre kanë arritur, që një pjesë të opinionit publik ta bëjnë për vete dhe t’u thonë që duhet ta shkatërrojnë BE-në. Ndaj dhe unë mendoj që italo-shqiptarët duhet ta ndiejnë veten të thirrur, që të kontribuojnë që kjo të mos ndodhë. Në radhë të parë për vetë diasporën tonë që është shembulli, që vendet evropiane duhet të ndërtojnë ura dhe jo mure. Vetëm me takimin mes kulturave, mes historive, popujve, mund të evoluojmë dhe të shkojmë përpara. Por edhe për vendin tonë, edhe për Shqipërinë sepse, nga pikëpamja strategjike, nëse vendet e BE-së, mbyllen në vetvete dhe kthehen pas në procesin e integrimit, për vendin tonë nuk do të ketë një të ardhme, të procesit të integrimit. Dhe për shqiptarët e Italisë është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme që vendi ynë të përparojë në rrugën e integrimit, është një sfide që duhet të na bëjë të gjithëve që ta ndiejmë veten të thirrur, që të kontribuojmë”, tha Geri Ballo.

 

LEXO EDHE

Video/ Erion Veliaj mbështet vajzën e Artur Zhejit, kandidaten shqiptare në Itali

Menjëherë sapo shpalli kandidaturën, Ballo është kërcënuar. Ajo ka kritikuar hapur zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, populistin Matteo Salvini.
“Mos qëndroni gjatë gjithë ditës në mediet sociale, zakonisht u themi fëmijëve.”,-ka thënë ajo për mediet vendase, duke iu referuar Salvinit.

Ndërkohë, Ballo rrëfen për emisionin “Dritare me Rudinën” se është kërcënuar për shkak të origjinës shqiptare, por edhe për faktin se është grua.

“Në fakt ka shumë sharje, fyerje dhe kërcënime, të cilat janë të lidhura me origjinën dhe të qenit grua. Ka dalë në pah një pjesë shumë e shëmtuar e racizmit që për fat të keq nxitet nga këto forca populiste. Për të qenë e besueshme, duhet të bëj punën e ministrit të Brendshëm, në ato që janë ambiente zyrtare të punës dhe jo të rri tërë ditën në rrjete sociale. Kjo është një gjë që e besoj fort, sepse nuk mendoj se mund të punohet kështu. Asnjë nga ne nuk arrin të punojë në këtë mënyrë dhe nuk mendoj që mund ta bëjë ministri i Brendshëm. Ne kemi fakte që për fat të keq edhe të emigracionit dhe shumë tematika që janë të rëndësishme në nivel evropian, nuk bëhet puna në vendet e duhura institucionale, të BE-së, por bëhet vetëm zhurmë në rrjete sociale. Edhe këto reagime tregojnë për frymën shumë negative në të cilën po rrëshqet vendi, po rrëshqet Italia. Nga ana tjetër e ndjeva veten shumë mirë, sepse më qëndruan pranë njerëz të thjeshtë dhe jo vetëm kryetari i Partisë Demokratike, shumë italo-shqiptarë, dhe kjo më bëri të kuptoj se jemi një komunitet vlerash. Kjo është e rëndësishme, që shkojnë përtej detit, që na bashkojnë, dhe që është momenti të nxjerrim, të tregojmë dhe të bëjmë, një luftë për to. Sepse janë në një moment ku po kërcënohen. Ne e dimë të gjithë që, çdo gjë që ndërtohet nga njeriu, mund të prishet nga njerëz të tjerë. Janë institucione të ndërtuara, nga njerëzit dhe mund të prishen nga të tjerë. Jam shumë e frikësuar për të ardhmen e fëmijëve tanë, se çfarë duan të ndërtojnë, ose më keq çfarë duan të prishin, në nivel të Bashkimit Evropian.“,- tha Ballo.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *