Flet përfaqësuesja e OBSH në Shqipëri: Ne mblidhemi, afrohemi në grupe, i kollitemi në fytyrë tjetrit!

Kryesore

Një ditë më parë u diagnostikuan pozitivë me COVID-19 143 persona.

Sipas drejtoreshës së zyrës së OBSH-së në vendin tonë, Bettina Menne, çfarë është shqetësues është fakti që virusi po përhapet te moshat e reja.

Në një intervistë dhënë për gazetën Panorama, Menne thotë se për të përballuar këtë situatë kërkohen masa të forta nga liderët.

“Megjithatë, më të rëndësishmet prej tyre mbeten distancimi social, përdorimi i maskës mundësisht kudo dhe një higjienë më e lartë. Në Francë, Presidenti Macron shpalli detyrimin për vendosjen e maskës edhe në mjedise të hapura në Paris, për zona të mbipopulluara”, shton përfaqësuesja e OBSH në vendin tonë.

Lidhur me lajmin se në Rusi është regjistruar vaksina e parë, Menne thotë se çdo progres në këtë drejtim është i mirëpritur. Sipas saj, ka mbi 165 vaksina që janë në procesin e zhvillimit. Prej tyre, rreth 26 kandidatë për vaksina janë në fazën e provës njerëzore.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *