Flet sizmiologu: U ndjenë 20 lëkundje, jemi në një situatë alarmante

Kronike Lajme

Sizmiologu Rexhep Koçi konfirmoi për Report Tv se vala goditëse e tërmetit ka qenë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter, i cili lëkundi Tiranën, Durrësin dhe thuajse të gjithë vendin.

Koçi thotë se lëkundjet kanë qenë të forta dhe një magnitudë e tillë bën që të jemi në një situatë në kufijtë e alarmit.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter. Jemi në një situatë pothuajse alarmante. Janë ndjerë rreth 20 lëkundje. Epiqendra ka qenë në Hamallaj, në Durrës.

Sizmiologu Rexhep Koçi për Report Tv

Pavarësisht lëkundjeve të forta dhe panikut që ka shkaktuar te banorët, ende nuk raportohet për dëme materiale, ndërsa probleme janë shkaktuar me lidhjet e internetit dhe telekomunikacionit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *