Fluturimet drejt Italisë, njoftim i rëndësishëm nga Aviacioni Civil

Lajme Slider kryesore Sociale

Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë udhëtarët që kanë prerë biletën për të udhëtuar nesër drejt Italisë, që të kontrollojnë oraret e biletave të tyre, sepse atje është paralajmëruar grevë. Sipas AAC, kontrollorët e trafikut ajror kanë lajmëruar grevë nesër më datë 29 janar, nga ora 13.00 – 17.00.

Njoftimi


Autoriteti i Aviacionit Civil, bazuar në njoftimin e Entit Kombëtar të Aviacionit Civil Italian (ENAC), publikuar në faqen zyrtare të internetit (www.enac.gov.it), njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë, për një grevë të lajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror në datë 29/01/2021, nga ora 13:00 – 17:00. Për sa më sipër udhëzohen shoqëritë ajrore dhe pasagjerët e interesuar të komunikojnë dhe të informohen për statusin e fluturimit të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *