FOTO/ Biznesmeni kërcënon 2 gazetarët: Mos fusni hundët në tenderat e mi!

Kronike Lajme Provinca

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka denoncuar një skandal rastin e kërcënimit të 2 gazetarëve në Librazhd.

Sipas Boçit, një biçim-biznesmeni Lulzim Hazballa, që fiton të gjitha tenderat në zonën e Librazhdit me mbështetje politiko-klienteliste, ka kërcënuar me vrasje, gazetarët e ABC News, Agim Blloshmi dhe Ediola Terziu, se këta po “fusin hundët” në tenderat e tij.

Deputeti i PD ka publikuar mesazhet e gazetarit Agim Blloshmi dhe të dokumentit të kallëzimit në polici, ndërsa thekson se pavarësisht se ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe një oficer policie, nuk ka pranuar të ndërhyjë. Ndersa ka reaguar ne menyre te menjehershme edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Dega Elbasan. “Unioni i Gazetarëve për qarkun Elbasan, dënon ashpër këtë kërcënim brutal ndaj gazetarëve në fjalë dhe Fjalës së Lirë. Nuk është hera e parë që gazetarë të këtij Qarku përballen me ngjarje të tilla. Me të drejtën profesionale dhe ligjore kërkojmë : – Organet koopetente të zbardhin sa më shpejt ngjarjen. Autori kërcënues të vihet para drejtësisë ligjore”, thuhet ne reagimin e Unionit.

 

Postimi i plotë i Luçiano Boçit:

LIRI KRIMIT!
VDEKJE GAZETARËVE!

Kjo është motoja e re e pushtetit, që përdoret si AS-i nën mëngë dhe që i mban ende në karrige.

Dhuna verbale live e Kryeministrit ndaj gazetarëve “të pabindur” amplifikohet në kërcënime të drejtpërdrejta jete ndaj gazetarëve, nga “xhigitët” e tij.

Kjo ka ndodhur dhe sot si në shumë raste të tjera kohëve të fundit.

Në Librazhd, biçim-biznesmeni Lulzim Hazballa, që fiton të gjitha tenderat në zonën e Librazhdit me mbështetje politiko-klienteliste, kërcënon me vrasje, gazetarët e ABC neës, Agim Blloshmi dhe Ediola Terziu, se këta po “fusin hundët” në tenderat e tij.

I pranishëm në vendngjarje ka qenë dhe një oficer policie, i cili nuk pranoi të ndërhynte, sipas kërkesës së përsëritur të gazetarëve, me justifikimin banal se donte një lajmërim nga 129-a.

Gazetarët kanë bërë kallëzim, por policia dhe prokuroria nuk vihen ne lëvizje, ndërkohë që duhet të ishte ndaluar menjëherë dhe ndaj tij të fillonte procedimi penal.

Banda e pushtetit, pavarësisht veshjes apo aureolës që i vendos vetes, kërkon të mbysë çdo zë të vërtetë dhe çdo reagim gazetaresk.

Ose me joshje ose me dhunë.

Fjalët solidare pas ekraneve nuk kanë më vlerë.

Duhet reagim…

Image may contain: text

 

Reagimi i Unionit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Dega Elbasan

Unioni i Gazetarëve shqiptarë, dega Elbasan , reagon me forcë ndaj kërcënimit me jetë të dy gazetarëve . Konkretisht kërcënimi u është bërë gazetarëve, Agim Blloshmi dhe Ediola Tereziu . Të dy kanë qenë në detyrë për pasqyrimin e Panairit të Mjaltit në këtë qytet. Gazetari, Blloshmi ka deklaruar : – ” Kërcënohemi nga biznesmi Lulzim Hasballa në qendër të Librazhdit. Ishim duke bërë lajmin për zhvillimin e Panairit të Mjaltit. Isha sëbashku me gazetaren Ediola Terziu. Ky biznesmen është fitues i tenderave në Librazhd. Na zuri rrugën dhe na kërcënoi me vrasje. Policia e Librazhdit nuk ndërhyri. Lajmërova dhe drejtorin e policisë Altin Qato. Kemi bërë kallzim penal në polici”. Unioni i Gazetarëve për qarkun Elbasan, dënon ashpër këtë kërcënim brutal ndaj gazetarëve në fjalë dhe Fjalës së Lirë. Nuk është hera e parë që gazetarë të këtij Qarku përballen me ngjarje të tilla. Me të drejtën profesionale dhe ligjore kërkojmë : – Organet koopetente të zbardhin sa më shpejt ngjarjen. Autori kërcënues të vihet para drejtësisë ligjore.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Dega Elbasan

Kryetari

Besim Dybeli

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *