Foto e arrestimit/ Kapet vrasësi i kunatës, lëvizte me bicikletë, ja ku u gjet nga policia

Kronike Lajme

Policia e Tiranes vë në pranga disa orë pas krimit të rende autorin e vrasjes makabre ne Paskuqan, Erdet Çapoku.

Gazetarja “Panorama”  citon burimet e policisë se ai u arrestua te karburanti me kupolë në zonën e Laprakës në kryeqytet.

 

I riu ia mbathi menjëherë pas krimit nga shtëpia në Paskuqan ku la të vdekur kunatën e tij Enkeleda Çapoku, pasi e kishte qëlluar me levë dhe masakruar me thikë.

Gazetae Panorama bën me dije se autori lëvizte me biçikletë dhe në pranga u vu nga sherbimet e komisariatit nr 4 ne kryeqytet, te mobilizuara menjehere pas ngjarjes se rende qe tronditi kryeqytetin mbremjen e djeshme.

Njoftimi i plote i policise

Kapet në kohë rekord autori i vrasjes së shtetases E. Ç., ndodhur në Paskuqan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e DVP Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku., i cili pasi ka goditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja.

Falë angazhimit maksimal dhe informacioneve të marra nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, në Laprakë.

Shtetasi ndodhet i shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *