Foto/ Ertugrul pranon ofertën e majme të sheikut

Kinema Kulturë

Altan Duzyatan është i njohur me rolin e Ertugrulit. Por tani fama e aktorit të njohur, i ka kaluar kufinjtë turk dhe ato të Lindjes së Mesme.

Dzyatan së fundmi ka marrë nje ofertë të majme nga familja e Emirit të Kuvajtit. Sheikët arabë dëshirojnë të prodhojnë një parfum me emrin e aktorit. Për këtë, kushëriri i Emirit të Kuvajtit, Sabah el-Ahmed el-Cabir es-Sabah, Majed ka ftuar aktorin në shtëpinë e tij.

Al Sabah ka mikpritur në vendin e pasur me naftë Duzyatanin dhe bashkëshorten e tij. Sipas mediave turke, sheiku kuvajtian ka arritur ta bindë Duzyatan, pas përgjigjes pozitive të të cilit, ka kaluar në kontakt me markat më të njohura të parfumeve. Sipas “Haberturk”, parfumi me emrin e Duzyatan do të shpërndahet në të gjithë botën.

Pas bisedimeve rezultateve, sheiku kuvajtian e ka shëtitur aktorin 39-vjeçar, të njohur për rolin e Ertugrul në serialin historik me të njëjtin emër, në çifligun e tij të famshëm të kuajve. CNA.al

-640-0-5b92ee20d6a37.jpeg

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *