Izet Haxhia ka dalë për herë të parë përpara Gjykatës së Tiranës. Jane fotot e para të ish-truprojës së Sali Berishës, një muaj pas ekstradimit nga Turqia, i cili për herë të parë shfaqet përpara një gjykate shqiptare.
Izet Haxhia kërkon rihapjen e dosjes “Azem Hajdari”, kërkesë e cila do shqyrtohet sot nga Gjykata e Tiranës. Trupa gjykuese kryesohet nga gjyqtari Besnik Hoxha, i cili është bërë i njohur për gjyqin e 21 janarit pasi shpalli të pafajshëm gardistët që vranë 4 protestuesit e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në këtë proces, Izet Haxhia mbrohet nga avokati Bashkim Nikolla, ndërsa pala e akuzës nga Prokurori Petrit Bici.
Ai eshte shfaqur i qeshur, i veshur me xhakete dhe kemishe te bardhe dhe nuk ka ngurruar qe te pershdese me dore dike qe ka qene brenda ne sallen e gjyqit.
Gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha, do të shqyrtojë kërkesën për rivendosje në afat të ankimimit për çështjen e Izet Haxhias. Pak javë
më parë, avokati i ish-truprojës së Berishës, Bashkim Nikolla pati dorëzuar një kërkesë për rivendosje në afat të ankimit për vendimin
që e dënoi me 25 vjet burgim për vrasjen e Azem Hajdarit. Kjo ishte edhe lëvizja e parë e Izet Haxhias, që pas ekstradimit nga Turqia.
I pranishem ne kete seance eshte edhe vellai i Izetit,
KËRKESA
Në kërkesë thuhet se vendimi i Gjykatës për të pandehurin Izet Haxhia është i pabazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, në
Dispozitat Kushtetuese dhe në Aktet Ndërkombëtare.
“Vërtetohet se gjykimi i kësaj çështjeje në të gjitha shkallët e gjykimit është zhvilluar në mungesë të të pandehurit Izet Haxhia dhe pa
dijeninë e tij. Ai nuk ka lëshuar asnjë lloj prokure për avokatin që e ka përfaqësuar në gjykimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Ai nuk ka
pasur dijeni për ankimimin që i është bërë vendimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila e ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.
Vetë Izet Haxhia provohet se nuk ka bërë deklarime përpara organeve proceduese. I pandehuri Izet Haxhia, në vazhdimë- si, deri më datën
08.05.2018 kur u ekstradua, ka qëndruar në Turqi, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të autoriteteve shtetërore të këtij vendi. Vërtetohet që
drejtues të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, i kanë komunikuar Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, më datën 06.04.2007,
garancitë e shtetit shqiptar për rigjykimin e Izet Haxhias, në zbatim të Dispozitave Kushtetuese të Kodit të Procedurës Penale – 147, 148,
449, 450, 453.
Gjithashtu, drejtuesit e Ministrisë së Drejtësisë, kanë garantuar respektimin e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe
Lirive Themelore të Njeriut, si edhe të Paktit Ndërkombëtar të 16 dhjetorit 1966 në lidhje me të Drejtat Civile dhe Politike. Duke u
bazuar në këto garanci, i pandehuri Izet Haxhia u paraqit pranë autoriteteve të Policisë turke me qëllim realizimin e ekstradimit më
datën 08.05.2018 në Rinas, Shqipëri, duke qenë i bindur se ai do të dëgjohet nga gjykatat shqiptare, sepse çështja penale në ngarkim të
tij do të rigjykohej, meqenëse ai është gjykuar dhe dënuar në mungesë”, shkruan kërkesa.