FOTO/ Kush është biznesmeni që u gjet i vrarë në Shkodër, zbulimet e para të ekspertëve të policisë

Kronike Kryesore

Arjan Verracaku ose siç njihet ndryshe Ferracaku , 30 vjeç, është personi i cili u gjet i pajetë këtë të shtunë në zonën e Livadhës, në periferi të Shkodrës.

Arjan Ferracaku

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë dhe siç bëjnë me dije burime nga policia lokale, kanë zbuluar se i riu është qëlluar me armë zjarri. Të njëjtat burime shtuan se nga këqyrja parapake e kufomës dhe vendngjarjes, është konstatuar se ai vrarë gjatë 24 orëve të fundit.

“Rreth orës 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh,  tek hidrovori i fshatit Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri  shtetasi A.V. 30 vjeç banues në lagjen “Guerile” Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, ku  kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjere dhe kanë filluar krehjen e saj për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë shërbimet  e tjera kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore rurale të asaj zone.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë  në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit”, njoftoi zyrtarisht Policia.

02

Arjan Ferracaku nga Shkodra është babai i dy fëmijëve. Ai njohët edhe si biznesmen: konkretisht si pronar i dy lokale në Velipojë. Nga të dhënat parapake që japin burime policore, mësohet se Ferracaku është i pastër penalisht dhe nuk njihet si person problematik.

Pranë trupit të pajete të 31-vjeçarit është gjetur edhe një makinë e djegur. Dyshimet e policisë janë makina është djegur disa ditë më parë dhe nuk besohet të ketë lidhje me vrasjen e të riut.

Në momentin e vrasjes, 30-vjeçari kishte dalë të kalëronte me dy persona të tjerë, kur u qëllua me kallashnikov. Dy personat që e shoqëronin, janë në komisariat.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *