Foto/ Ky është Shkëlzen Kastrati që u ekzekutua sot në Fier, në 2016-n i bënë atentat të vëllait

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Personi që shihni në foton e mësipërme është Shkëlzen Kastrati,  42-vjeç i cili është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në Fier.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”,  ku një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend. Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Vrasja e Shkëlzen Kastratit mendohet të jetë vazhdim i vrasjes së ndodhur në shkurt të vitit 2016 te zona e quajtur Mulliri i Artë. Shkëlzen Kastrati është vëllai i shënjestrës së vrasjes së 5 viteve më parë por që u shpëtoi plumbave. Klement Kastrati, i cili shpëtoi, ndërkohë që i vrarë mbeti një shtetas nga Patosi.  42 vjeçari Shkëlzen Kastrati është baba i 4 fëmijëve dhe nuk ishte i njohur për policinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *