Edhe pse shumica e deputetëve nuk lexojnë as projektligjet të cilat shqyrtojnë në komision, ata nuk denjojnë as që të shkëputen disa minuta nga komisioni për të pirë një kafe.
Nën frikën e prishjes së ekuilibrave për numrin e kartonave, deputetët qëndrojnë në karriget e tyre.
Por siç mund të shihni edhe nga kjo foto e siguruar nga Gjurma.al, duket se deputetët tanë “punëtorë” përtojnë që të pinë edhe një kafe jashtë, duke kërkuar shërbimin e kamarierit brenda në komisionin.
E teksa përfaqësuesit e ministrive relatojnë për ligjet, deputetët e kthejnë një kafe.
Loading...