FOTO-LAJM / Miting apo homazhe për Fadil Hasën, Berisha dhe Basha shkojnë duke qeshur në ceremoni

Kryesore Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, bëri sot homazhe në nderim të aktorit të madh të humorit, “Artistit të merituar”, Fadil Hasa, i cili u nda nga jeta para kohe, pas një sëmundje të rëndë. Së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe deputetë e drejtues të Partisë Demokratike në Durrës, Basha vendosi një kurorë me lule në hollin e Pallatit të Kulturës në Durrës, ku u organizuan homazhet për nder të artistit të madh, Fadil Hasa. Por ajo që ra në sy në fotot e shpërndara nga zyra për mediat e PD, është e qeshura e ish-kryeministrit Berisha dhe e kreut të PD, Basha, që duket sikur po shkojnë në dasmë dhe jo në homazhe varrimi për nder të aktorit të njohur të humorit Fadil Hasa.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *