FOTO-LAJM/ Qytetarët harrojnë rrezikun e Covid, dynden në rrugë, reagon ashpër Manastirliu

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Shifrat e larta të të infekuarve dhe viktimave me Covid, dhe spitalet në kapacitete maksimale, duket se nuk i trembin qytetarët.

Shqiptarët duket se nuk e kuptojnë rrezikun që u kanoset nga ky virus i rrezikshëm, këtë fundjavë ato janë parë duke harruar situatën dhe larg zbatimit të rregullave për frenimin e COVID 19.

Përmes disa fotove që janë realizuar në rrugë pamjet janë  të qarta.

Ndërkohë  autoritetet bëjnë thirrje për shmangien e grumbullimeve dhe vendosjen e maskave mbrojtëse në mënyrë që të parandalohet përhapja e infeksionit./abcnews.al

Reagimi i Ministres

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar pas grumbullimeve te Liqeni Artificial në Tiranë, ku qytetarët, duke shfrytëzuar motin e mirë me diell, kishin dalë shëtitje, duke mos vendosur as maskën.

Sipas Manastirliut, qytetarët nuk po e marrin seriozisht rrezikun që na kanoset, duke theksuar se burimet për të lurtuar sëmundjen, nuk janë të pafundme.

“Askush nuk e do kufizimin e mënyrës së të jetuarit. Por një pyetje e arsyeshme, që gjithësecili prej nesh duhet t’ia bëjë vetes në këtë kohë sfiduese për mbarë globin është:Çfarë po bëj për ta shmangur rrezikun? Çfarë po bëj për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur, nga ky virus i rrezikshëm?”, thotë Manastirliu.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Kjo pamje do të ishte e zakonshme në një kohë tjetër. Në një kohë normale. Pa pandemi.

Pamje si kjo tregojnë që nuk po e marrim seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave të vendosura.

Virusin e parandalon kujdesi në sjelljen e gjithësecilit, e parandalon përgjegjshmëria qytetare në këtë kohë pandemie që vjen një herë në 100 vjet.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, në shërbim të mbrojtjes së jetës nga virusi i rrezikshëm.

Por duhet të kuptojmë se burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme. Nuk janë të tilla për asnjë shtet të botës.

Askush nuk e do kufizimin e mënyrës së të jetuarit. Por një pyetje e arsyeshme, që gjithësecili prej nesh duhet t’ia bëjë vetes në këtë kohë sfiduese për mbarë globin është:

Çfarë po bëj për ta shmangur rrezikun? Çfarë po bëj për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur, nga ky virus i rrezikshëm?

Në luftë përballë #Covid19, ne kemi ato armë dhe mjete që po përdor sot e gjithë bota, por që jo të gjithë po i përdorim.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *