Type to search

Kinema Kulturë

FOTO/ Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar

Ndaje

Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare aktori Sulejman Dibra. I njohur për qindra role ai u nda nga jeta papritur si pasojë e një ataku kardiak.

Ai lindi më 9 shtator të vitit 1943 në qytetin e Shkodrës. Pas mbarimit të studimeve të lartë në Shkollën e Lartë për Aktor “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë, në vitin 1966 rikthehet në qytetin e Shkodrës për të punuar si aktor profesionist në Teatrin “Migjeni” të këtij qyteti. Në vitin 1969 do të transferohet në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në Tiranë.

Rezultate imazhesh për sulejman dibra

Me këtë teatër ka interpretuar në shumë pjesë si “Arturo Ui” e Bertold Brehtit, “Toka jonë” e Kolë Jakovës, “Prefekti” e Besim Lëvonjës etj. Në kinematografi ka interpretuar në 13 role. Roli i tij i parë do të jetë ai Partizanit të plagosur në filmin “Komisari i Dritës”.

Rezultate imazhesh për sulejman dibra

Më tej do të interpretonte në rolin e Kiços, agjentit 13 në filmin “Njësiti “Guerril”, rolin e Sotir Filipit “Kasketa” në filmin “Operacioni “Zjarri””, rolin e Drejtorit të shkollës në filmin “Tinguj Lufte”, rolin e Gjeneralit turk në filmin “nëntori i dytë” etj. Roli i tij më i fundit do të jetë në vitin 2009, roli i Myrtezait në filmin “Ne dhe Lenini”.

Ka dhënë mësim në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit. I martuar me pianisten Anita Tartari. Kanë një vajzë Enin, e cila duke ndjekur rrugën e artit është sot një pianiste e talentuar dhe e njohur në botë. Për meritat e tij artistike në vitin 2006, Sulejman Dibra është vlerësuar me Urdhrin “Naim Frashri i Artë”.

Kinematografi
2009 – Ne dhe Lenini- Myrtezai
1998 – Kolonel Bunker
1997 – Bolero- Pronari italian i shtëpisë
1989 – Balada e Kurbinit – Kadër Herzi
1986 – Guri i besës – Prifti
1983 – Nëntori i dytë – Gjenerali Turk
1981 – Qortimet e vjeshtës – Xha Koli, shitësi i gështenjave
1980 – Skëterrë ’43
1979 – Ne vinim nga lufta – Partizani
1976 – Tinguj lufte – Drejtori i shkollës
1975 – Rrugicat që kërkonin diell (Film TV) – Jovani
1973 – Operacioni “Zjarri”- Sotir Filipi, Kasketa
1969- Njësiti Guerril- Kiçua, Agjenti 13
1968- Prita – Partizani Cane, ndihmësi i mitralierit Sulo
1966 – Komisari i Dritës – Partizani i plagosur në shtëpinë e Dodës gjatë luftës

Teatër
04/03/1971 – “Arturo Ui” e Bertold Brehti
04/03/1974 – “Toka jonë” e Kolë Jakovës
18/02/1974 – “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës
28/11/1973 – “Prefekti” e Besim Lëvonjës (Artist i Merituar)
24/01/1973 – “Sinjali i Kuq” e Bashkim Kozelit

Regjisor
Teatër
“Toka jonë” e Kolë Jakovës (as/regjisor)

Çmime e Tituj
2006 Urdhri “Naim Frashri i Artë”

Loading...

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *