FOTO/Në pritje të investimit 50 milionë dollarë të NATO-s, baza ushtarake e Kuçovës “zabtohet” nga… delet

Ekonomi Kryesore

 

Përveç avionëve të vjetër kinezë e rusë, në bazën ushtarake të  Kuçove, sot ka edhe dele.

Pranë formacionit hijerëndë, që  dikur u formua për të mbrojtur hapësirën ajrore shqiptare, barin e mbirë në pistë e hanë delet, të cilat kullosin të pashqetësuara dhe pse një gjë e tillë është e ndaluar.

Top Channel pyet një bari nëse ai i fut delet në bazën ushtarake, por ai e mohon. “Jo, jo unë. Është një tjetër. Nuk e di se kush është”, përgjigjet bariu.

Pas kamerave barinjtë e zonës që duket se e dinë mirë kush është i zoti i tufës thonë se delet i përkasin dikujt që ka njohje të forta në bazë.

Në pritjet të investimit prej 50 milionë dollarë të NATO-s për modernizimin e bazës duket se askush nuk kujdeset të paktën për imazhin.

Pas investimit kjo bazë do t’i shërbejë Shqipërisë si dhe do të mbështesë operacionet ajrore të NATO-s për furnizim, mbështetje logjistike, mbikëqyrje ajrore, trajnime dhe ushtrime.(tch)

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *