Foto/ Pas sherrit me Ramën, Majko shfaqet në Kuvend, ja kë takoi

Kryesore Lajme Politikë

Me mungesen e opozites seanca e Parlamentit ka nisur e qete. Ne fillim te seances kane folur dy perfaqesuesit e vetem te opozites, kryetaret e grupeve te PD dhe te LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, te cilet bene publike arsyet e ketij bojkoti te deputeteve te opozites.

Kushti i tyre eshte anulimi i votimit te projektligjit te Teatrit, pasi eshte vjedhur vota e deputetit te LSI, Vangjel Tavo eshte nje nga kushtet e opozites. Nderkohe qe eshte kerkuar edhe nisja e nje hetimi.

Nderkohe qe ne seance e gjithe vemendja eshte kushtuar edhe 84 votat per te votuar ligjin qe eshte pjese e sistemit te drejtesise, sic eshte ai i Magjistrateve.

Pas mungeses se opozites, PS ka vendosur te shtyje votimin per Magjistratet.

Perveç arritjes se votave me interes u prit edhe prezenca e ministrit te Diaspores, Pandeli Majko. Ai nuk votoi ligjin per Teatrin dhe madje u largua pas nje debati te ashper me kryeministrin Edi Rama.

Madje te nesermen u perfol se Majko kishte paraqitur edhe doreheqjen si minister, por qe nuk ishte pranuar.

Nderkaq ne salle eshte pare duke folur me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe deputete te tjere te PS-se. Ndersa ministret e tjere e kane pare me habi ministrin “rebel”.

Nderkohe qe ne seance ka munguar kryeministri Edi Rama.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *