Spartak Beqaraj është 45-vjeçari që u plagos me armë zjarri nga fqinji i tij pas një konflikti të çastit. Ai ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia është në ndjekje të autorit, i cili është arratisur menjëherë pas ngjarjes.
Drejtori i Policisë në Tiranë, Rebani Jaupaj ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku u plagos me armë zjarri 45-vjeçari Spartak Beqaraj.
Forca të shumta policie janë angazhuar në ndjekjen dhe kapjen e autorit, i cili ia mbathi menjëherë pas ngjarjes.
Konflikti mes dy fqinjëve ndodhi në një lokal në zonën e Astirit, duke degraduar pastaj në plagosjen me armë.
Policia ben te ditur se ka ndaluar personin qe ka plagosur 45-vjecarin. Sipas uniformave blu ai eshte shtetasi me inicialet A.M, 20 vjec. Ne foto autori i plagosur.