Foto/ Shoferi i Xhafajt, i pezulluar, Ministria e mohon

Kronike Kryesore Lajme

Efektivi i Gardës së Republikës Shkëlzen Qordja u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm me një plumb në kokë në garazhin e institucionit.

Nga një kërkim në profilin e tij në rrjetet sociale, Qordja ka qenë një ndjekës i futbollit, tifoz i Tiranës dhe Bayernit, ndërsa në statuset e tij nuk mungojnë edhe shprehet filozofike.

Dy vite më parë në një status ai shkruante se ‘Kam mësuar se nuk kalohet jeta duke dhënë shpjegime, pasi miqtë e tu nuk kanë nevojë për to, armiqtë nuk të besojnë, ndërsa budallenjtë nuk të kuptojnë’.

Burime për Report Tv pohojnë se 31-vjeçari Shkëlzen Qordja që u gjet i vdekur sot në garazh, dy ditë më parë ishte pezulluar nga detyra, ndërsa armën nuk e kishte dorëzuar. Por Ministria e Brendshme e mohon një lajm të tillë duke konfirmuar se Shkëlzen Qordja ka qenë në detyrë

1

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *