Type to search

Dosier

Foto/Zbulohet dosja e Sigurimit për Aleksandër Meksin dhe raporti i Manush Myftiut për Komitetin Qendror

Ndaje

Publikohen dy foto të rralla dhe të panjohura dhe pjesë nga dosja e Sigurimit të Shtetit, për ish-kryeministrin Aleksandër Meksi, me raport-informacionin e Manush Myftiut për Komitetin Qëndror, lidhur me diskutimin e tij (Meksit), në vitin 1968 kur punonte te Monumentet e Kulturës, ku ngriti problemin e kushteve të vështira të punëtorëve nëpër ekspeditat arkeologjike etj

Nga Dashnor Kaloçi, TemA

 

Edhe pse dosjen të hapur nga Sigurimi i Shtetit mund ta kishte të mbush “dëng” dhe të “kopsitur” mësëmiri me dokumente të përpiluara si rezultat i punës me të gjitha mjetet dhe metodat që përdorte dhe kishte në dispozicion ai shërbim sekret i regjimit komunist të para viteve ’90-të, si p.sh., me ndjekje, gjurmim, survejim, vëzhgim, përgjim, teknikë operative etj etj, asaj dosje mund t’i bashkangjitej edhe ato çka mund të kishe ngritur dhe shprehur në një mbledhje rutine të Bashkimeve Profesionale, të kolektivit ku punoje, si p.sh., një problem fare të thjeshtë, siç ishin kushtet e vështira të punës me të cilat përballeshin punëtorët çdo ditë në punën e tyre. Kjo i ka ndodhur ish-kryeministrit demokrat të Shqipërisë, Aleksandër Meksit, i cili që nga vitet ’60-të dhe deri në shëmbjen e regjimit komunist, rezulton se ka qenë i ndjekur në mënyrë permanente nga Sigurimi i Shtetit.

 

Në dosjen e ish_Sigurimit të Shtetit me dokumente tashmë të deklasifikuara, e cila pas kërkesës së tij, iu dorzua Aleksandër Meksit para disa muajsh nga Drejtoresha e Autoritetit për Informim mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, znj. Gentjana Sula, ndodhen me dhjetra fletë ku është e dokumentuar ndjekja dhe survejimi i tij. Por edhe pse kanë kaluar disa muaj që nga dita kur z. Meksi mori në “dorzim” dosjen e tij, ai nuk ka pranuar që të bëj publike qoftë dhe një fletë të vetme nga ajo dosje.

Dhe siç duket ka vendosur që atë dosje ta mbyllë njëherë e përgjithmonë në arkivin e tij personal, për të mos e hapur më kurrë për publikun. Gjithsesi kjo mbetet për t’u parë dhe këtë do ta tregoj koha…, por nga ajo dosje ne kemi mundur që “t’i vjedhim” vetëm një nga dokumentet më pa vlerë që ndodhet aty, (madje vetëm një paragraf nga ai dokument), i cili është një raport-informacion i ish-sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së Tiranës, Manush Myftiut (njëherazi dhe anëtar i Byrosë Politike dhe zv / kryeministër disa vjet më vonë), që mban datën 29 prill 1969 dhe bën fjalë mbi një një mbledhje te kolektivi i Monumenteve të Kulturës ku punonte Aleksandër Meksi.

Mes të tjerash në atë raport-informacion është shënuar dhe diskutimi i Aleksandër Meksit, i cili është ngritur dhe ka diskutuar për kushtet e vështira të punëtorëve në ekspeditat arkeologjike ku ai punonte dhe vetë asokohe. Në atë diskutim nuk ka asnjë lloj disidence, por si duket fjalia që u ka “djegur” më shumë “autoriteteve përkatëse”, ka qenë ajo ku ai ka folur për Kontrollin Punëtor, i cili sipas Meksit, “ka qenë nën ndikimin e drejtorisë dhe si i tillë ka qenë burokratik”.

Ndoshta me shumë gjasa kjo fjali ka bërë që diskutimi i tij t’i bashkangjitej dosjes që kishte hapur për të Sigurimi i Shtetit, e cila ishte mbushur përplot me dokumente ku ai rezultonte se prej vitesh “llapte” posht e lart “kundër partisë e pushtetit popullor”.

 

Kjo copëz dokumenti si dhe dy foto të rralla të Aleksandër Meskit që ndodhen në dosjen e Sigurimit, po i publikojmë për herë të parë ekskluzive për gazetën TemA, së bashku edhe me dy fotot që ai ka dalë me dy punjonjësit e Autoritetit te Dosjeve që i shërbyen dokumentet, zotërinjtë e nderuar, Selman Zalli dhe Skënder Vrioni.

PARTIJA E PUNES SHQIPERISE SEKRET

KOMITETI I PARTISE TIRANE Tiranë, më 29/4/1968

NR. 210 Ekzemplar Nr. 1

KOMITETIT QENDROR P.P. SHQIPERISE

T I R A N E

Bashkëngjitur ju dërgojmë informacionet: “Mbi punimin e fjalës së shokut Enver në organizatat profesionale të Tiranës” dhe “Mbi ndihmën që japin kuadrot drejtuese të dikastereve për ngritjen e

mëtjeshme të rolit drejtues të organizatave bazë ku ata bëjnë pjesë”.

SEKRETARI I PARE I K. P. TIRANES

(Manush Myftiu)

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

LETRA E MANUSH MYFTIUT PER KOMITETIN QENDROR

Në Institutin e Monumenteve të Kulturës – punëtori Mustafa Dedja kritikoi shefin e kuadrit për sorollatje për t’i dhënë librezen e punës. Aleksandër Meksi kritikoi administratën se nuk ka marrë masa për sigurimin teknik, instruktimi nuk bëhet fare. Kushtet e punës për punëtorët nuk janë të mira. Çadrave të ekspeditës ju futet shiu brenda, dyshekët s’janë të përshtatshëm. Nuk bëhet asnjë përpjekje për ngritjen profesionale të punonjësve, po kështu pak punohet në ngritjen ideollogjike të punonjësve. Ministria e Arsim Kulturës duhet t’i ndihmojë më tepër me libra të natyrës së punës së tyre. Komisioni i kontrollit punëtor ka qenë i ndikuar nga drejtoria dhe si i tillë ka qenë burokratik.

SEKRETARI I PARE I K.P TIRANES

(Manush Myftiu)

 

Loading...

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *