Foto+18/Përdhunimet e serbëve, denoncimi në Kuvendin e Kosovës, prokuroria nis hetimet

Kosovë Kryesore Rrotull

Teksa në Kuvendin e Kosovës zhvillohej seanca plenare për votimin e rezolutës për gjenocidin serb, deputetja Flora Brovina ka paraqitur para mediave një dëshmi tepër tronditëse. Deputetja e PDK-së ka publikuar një fotografi ku shihet se si ushtarët serbë përdhunonin në grup një femër gjatë luftës në Kosovë. Në foto duket se përdhunimi kryhet në prani të familjarëve të gruas, madje shihen qartë edhe gjurmët e gjakut.

“Kjo është vetëm njëra nga mënyrat kur i kanë detyruar familjarët që ta shohin aktin e dhunës seksuale. Shumë raste kemi kur ato janë mbledhur shumë në numër dhe sistematikisht janë dhunuar nga ushtarët serb.”

Deputetja e PDK-së nuk ka dhënë detaje se në cilin vend ka ndodhur ky rast, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së privatesisë së gruas.

“Gruaja është 50 vjeçare kur ka ndodhur ka qenë 35 vjeçare. Tani është zgjuar vetëdijësimi institucional që për këto viktima të ngrihen aktakuza. Serbia është fajtorja”

Sipas deputetes Brovina, fotografia tronditëse nga të rrallat që dëshmojnë makabritetin e sjelljes serbe në Kosovë, është gjetur ne aparatin e nje ushtari serb.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi se do të hapë hetime për dhunimin e një 35 vjeçare nga forcat serbe, për të cilin dëshmoi sot në seancën e Kuvendit, deputetja Flora Brovina duke publikuar një fotografi.

Përmes një komunikate për medie, prokuroria informon se do të ftohet deputetja Brovina për dhënien e informacionit lidhur me viktimën për të cilën ajo pohon se është e gjallë, si dhe, dorëzimin e fotos dhe dëshmive që ajo pohon se i ka lidhur me këtë rast dhe raste të tjera.

Në po këtë foto, prapa gruas ku po përdhunohet janë familjarët e saj. Ata janë të lidhur dhe prapa tyre ndodhet një ushtar që i ka drejtuar atyre tytën e automatikut.

Brovina ka thënë se kjo grua është ende gjallë dhe është e gatshme të dëshmojë për këtë rast dhe i njeh ata që e kanë dhunuar,

Një prej formave të gjenocidit është dhunimi i familjes. Duke dhunuar grua. Këtu janë familjarët dhe ushtarët serbë duke e dhunuar gruan dhe këto janë familjarë. Këtë fotografi nuk është se e ka njohur UNMIk dhe EULEX. E kam gjetur nga aktivistë të të drejtave të njeriut. Gruaja është e gjallë. E njoh gruan kush është” tha Brovina ne nje prononcim per median.

Brovina ka thënë se askush deri më tani nga Prokuroria Speciale nuk i ka intervistuar këto viktima të dhunës seksuale.

“As mua nuk me kanë marrë në pyetje” u shpreh ajo.

Ajo nuk ka dhënë detaje se në cilin vend ka ndodhur ky rast pasi sipas saj duhet ruajtur privatësia. “Gruaja është 50 vjeçare kur ka ndodhur ka qenë 35 vjeçare. Rasti në fjalë është një fotografi që është gjetur në aparatin e një ushtari serb që dëshmon aktin, mënyrën se si i kanë dhunuar gratë. Kjo është vetëm njëra nga mënyrat kur i kanë detyruar familjarët që ta shohin aktin e dhunës seksuale. Shumë raste kemi kur ato janë mbledhur shumë në numër dhe sistematikisht janë dhunuar nga ushtarët serb”, tha ajo.

Pas publikimit të fotove, të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë tepër të shqetësuar dhe të indinjuar kanë kërkuar largimin e tyre nga mediat.

Prokuroria Speciale njofton “ vetëm pas publikimit të fotos nga deputetja Brovina e ka kuptuar për ekzistencën e kësaj dëshmie, pasi që deri me tani për një fotografi të tillë nuk kemi pasur informata, as nga deputetja Brovina e as nga dikush tjetër”.

Ndër të tjera përmes këtij njoftimi, Specialja fton të gjithë ata që kanë dëshmi të ndryshme, si video, fotografi apo edhe dëshmi tjera të cilat mund të jenë të rëndësishme për identifikimin e kryerësve të mundshëm të veprave penale që lidhen me krimet e luftës, t’i dërgojnë në Prokurorinë Speciale, pasi që sipas tyre në një shtet ligjorë provat dhe dëshmitë për krimet të pretenduara dorëzohen së pari në prokurori apo polici e jo përmes medieve apo gjatë debateve parlamentare.

foto galeri

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *