Fotoja me vëllanë e Vladit, Basha: U takuam për zgjedhjet në Dibër, gjyqi me Ballën…

Lajme Politikë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar ndaj fotos që publikuar nga ana e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke theksuar se nuk e mban mend këtë takim me vëllain e njërit prej dy personave të shpallur në kërkim Elvis Vladi dhe Alfred Vladi, nga Peshkopi që akuzohen për trafikim parash të pista, me blerjen e 7 automjeteve Toyota.

“Parashtrimi i fotos vërteton se Taulant Balla është kapobanda, e ka marrë atë nga banda e Elbasanit. Unë takoj me mijëra njerëz si politikan. Nuk e mbaj mend, as nuk nuk më ka prezantuar njeri me atë si person. Është apo nuk është ai këtë nuk mund ta them sot. Një gjë mund ta them sot, nëse është ai le ta marrin ta arrestojnë që sot, tani, nëse është ky personi i dyshuar. Unë nuk e mbaj mend, disa më thonë se takimi ka qenë në kuadër të një fushate të zgjedhjeve të pjesshme në Dibër, sepse siç e dini unë takoj me mijëra njerëz. Personi në fjalë nuk më thotë asgjë”, tha Basha për mediat, duke theksuar se “kjo gjë tregon se kapobanda është Taulant Balla”.

Por a do të shkojë në gjykatë përballë Ballës?

Basha iu shmang kësaj përgjigjeje, duke shtuar se Balla është garantuesi i kësaj shume të transportuar, ndërsa policia është informuar për këtë transport nga partnerët, si dhe e treta, sipas, tij, këto janë para droge, t ëcilat pastrohen me garancinë e kupolës socialiste, që në këtë rast është Taalant Balla.

Në komunikim me median nga selia e Partisë Demokratike.

Gepostet von Lulzim Basha am Freitag, 29. Juni 2018

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *