Fotolajm/ Kur Berisha dhe Thaçi përqafoheshin e putheshin… brenda në tunel

Kryesore

Sot po e akuzon se e kishte ndihmuar Sllobodan Milloshevicin, në vitet e luftës me Kosovën, duke i shitur naftë, në kohën kur Jugosllavia ishte nën sanksione, por dikur edhe përqafohej me të, shkruan “Gazeta Express”, që komentit i ka bashkëngjitur një foto kur Thaçi dhe Berisha janë duke u përqafuar në inaugurimin e punimeve në tunelin e Kalimashit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dikur kishte goxha respekt për ish-Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën, e edhe përqafohej me të. Por, tani raportet mes tyre kanë ndryshuar.

Madje, në një letër që i kishte dërguar Berishës para disa viteve, Thaçi kishte shkruar se Berisha i ka mbështetur në vazhdimësi aspiratat e popullit të Kosovës për liri e pavarësi.

“…, keni mbështetur vazhdimisht aspiratat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe afirmim të të drejtave të shqiptarëve në rajon”,– kishte shkruar Thaçi në letrën drejtuar Berishës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *