Një oficere policie ka bërë një akt që është përshëndetur nga shumë qytetarë pasi i ka dhënë gji një foshnje të kequshqyer.
Celeste Ayala po punonte në spitalin e fëmijëve të Sor Maria Ludovica në Buenos Aires, Argjentinë, kur foshnja u soll në spital duke qarë me dëshpërim.
Ajo i kërkoi leje mjekëve për ta mbajtur dhe ushqyer atë sepse fëmija ishte i uritur ndërsa stafi i spitali iisht i mbingarkuar me punë.
Pasi iu dha leja Ayala filloi të ushqente foshnjes, që ndaloi menjëherë së qari.
“Vura re se ishte i uritur sepse fuste dorën në gojën e tij, kështu që kërkova ta përqafoja dhe ta ushqeja.
“Ishte moment i trishtueshëm, mu thye zemra duke e parë të qante. Shoqëria duhet të jetë e ndjeshme ndaj çështjeve që prekin fëmijët, nuk mund të vazhdojë të ndodhë.”-tha policja për mediat lokale. (TemA)