Fotot/ Alvin e pret e gjithe lagjia, kërkesa e parë: Dua pulë me patate

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Jetoi për disa vite në krah të njerëzve që i kërkonin të luftonte për ISIS, për Zotin dhe kundër atyre që nuk e duan Perëndinë. I thanë që të mos fliste asnjë gjuhë tjetër përveçse asaj arabe dhe se Kalifati do ta fitonte ‘luftën e shenjtë’. Madje, me vetë fjalët e tij, e rrahën dhe i bërtitën për vite me radhë që të mësonte të luftonte dhe sesi të bëhej një ushtar i bindur i ISIS.

Por sot, fatmirësisht, i gjithë “ferri” u shua për Alvin Berishën, i cili mbërriti në Itali. Në aeroport e priste i ati dhe motrat. Por përpara se 11-vjeçari shqiptar të arrinte në Itali, një kërkesë ka pasur për njërin prej drejtuesve të kryqit të kuq, i cili ka treguar momentet kur Alvini u lirua nga kampi burg i Al- Holit.

“Është një fëmijë i fortë. E demonstroi edhe në momentet e fitimit të lirisë. Kur arriti në hotel në Bejrut kërkoi pulë me patate. Dhuratat e parë për të ishin një Lego dhe libra për fëmijë. Në 48 orët e fundit për të kanë qenë si të ishte në një botë përkëdheljesh” – u shpreh zyrtari i kryqit të kuq.

Mëngjesin e së premtes ai mbërriti në aeroportin e Fiumicino të Romës ku e priste babai dhe 2 motrat.

Pas kryerjes së procedurave ai është nisur në shtëpinë e tij në qytezën e Barzago në provincën e Lecco në veri të Italisë. Në hyrje të saj ishte varur prej mëngjesit një banderolë ku shkruhej “Mirë se u ktheve kampion”, citon lapsi.al. Alvin ka mbërritur aty pasdite vonë. Ai jetoi larg familjes për 5 vite duke përjetuar dramën e luftës në Siri.

Aty e çoi nëna e tij e frymëzuar nga ISIS në dhjetor të 2014-ës me qëllim që ta strëviste si luftëtar. Në hyrje të shtëpisë kishin dalë shumë njerëz që e kanë duartrokitur kthimin e 11-vjeçarit në shtëpi. Të afërm, miq dhe komshinj kanë dalë ta prisnin Alvinin i cili buzëqeshte gjatë gjithë kohës. Gati për një jetë të re në krah të familjes dhe babait këmbëngulës që ia arriti ta sjellë në shtëpi. ©LAPSI.al

   

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *