FOTOT/ Miell e pana të skaduara dhe kushte skandaloze, AKU bllokon dy lokale në Llogara

Kryesore shtojca Sociale

 

E ndërsa sezonit turistik veror po i vjen fundi, dalin në dritë të tjera skandale që kanë të bëjnë me kushtet dhe cilësinë e produkteve që kanë konsumuar turistët dhe pushuesit nëpër lokale. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar disa biznese në zona të ndryshme të vendit, ndërsa aksioni i fundit është përqendruar edhe në zonën e Llogarasë. Pamjet që na ofrohen nuk kanë nevojë për koment, teksa bëhet e ditur se veç kushteve skandaloze, janë bollkuar edhe një sërë produktesh të skaduara si miell, pana etj.

Konkretisht, gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Ndaj dy subjekteve janë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjeno-sanitare dhe produkte të skaduara) si dhe bllokim të pjesshëm të aktivitetit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *