FOTOT/ Namik Dokle marton djalin, shend e verë me Veliajn

Kryesore Politikë Showbiz
Bleron Dokle, djali i ish-deputetit socialist, Namik Dokle i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë dashurinë e tij me Ornela Belën. Por përveç festës së tyre familjare, ata kanë zhvilluar edhe një ceremoni zyrtare, teksa i janë betuar njëri-tjetrit për dashuri të përjetshme përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ceremonia është zhvilluar në tarracën e gjelbër të Bashkisë Tiranë dhe pjesë e saj ishin edhe familjarët e dhëndrit dhe nuses, të cilët u bënë dëshmitarë të këtij momenti të veçantë. I pranishëm ishte edhe ish -deputeti, Namik Dokle, i cili i rrethuar edhe nga mbesat dhe nipërit e tij dhe në krah të Veliajt nuk e fsheh gëzimin e tij për martesën e djalit të tij.
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *